Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

RAPORTI KONGRESIT TĖ KATĖRT TĖ MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT

RAPORTI KONGRESIT TĖ KATĖRT TĖ MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT

 

 

Për integrimin në BE me kulturën e ligjit, të paqes e të bashkëjetesës
Tiranë më 4 Shtator 2013
Kongresi si forumi i lartë

 

Kongresi i misionarëve të pajtimit është forumi më i lartë i misionarëve, që thirret një herë në 4 vjet nga Komitetit i Pajtimit Mbarëkombëtar për orientimin e tyre në procesin e pajtimit. Kongresi miraton planin 4 vjeçar të punës së Komitetit dhe të Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit që udhëhiqet nga ky Komitet. Asambleja përbëhet nga misionarët e zgjedhur nga degët e rretheve. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar udhëheqekspeditat vjetore të pajtimit në bashkëpunim me anëtarët e asamblesë dhe grupet e punës që janë ngritur në 2800 fshatra, 60 bashki e 300 komuna.


Grupet e punës së Komitetit janë të përbëra nga misionarët më me reputacion, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të arsimit. Këto grupe bashkërendojnë punën me përfaqësuesit e policisë në qarqe dhe mbajnë kontakte me degët dhedy rezidencat kryesore të Komitetit, Rezidenca e Veriut me qendër në Pukë dhe Rezidenca e Jugut me qendër në Lushnjë. Procesi i pajtimit realizohet nëpërmjet kontakteve të vazhdueshmetë grupeve të punës me familjet në hasmëri dhe takimit të  ekspeditave me fiset etyre për të avancuar procesin deri në në pranimin e faljes dhe finalizimin e pajtimit.

Zhvillimi i Kongresittë Katërt


Kongresi i Katërt i Misionarëve të Pajtimitu thirrmë datë 4 shtator 2013, në Akademinë e Arteve, në bashkëpunim me Federatën Universale të Paqes e të Familjes, Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Unionin Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Kongresi u mblodh me pjesëmarrjen e anëtarëve të asamblesë dhe përfaqësues të Komitetit nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kongresi i zhvilloi punimet në prani të mediave, të përfaqësuesve të shtetit shqiptar, të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare. Kongresiaprovoi raportin dhe planin për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, i cili do u dërgohet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.


Dokumentet e Kongresit nuk shërbejnëvetëm për orientimin e misionarëve nëprocesin e pajtimit, por edhe për promovimin e kulturës së ligjit dhe nxitjen e strukturave shtetërore në kryerjen me përgjegjësi të detyrës ndaj publikut, sensibilizimin eqytetarëveqë të bashkëpunojnë me qeverinë, institucionete shtetit, dhe policinë në luftën kundër krimit.


Kongresi shqyrtoi dhe miratoi platformën e Memorandumit të Bashkëpunimi të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë

Procesi i pajtimit.

Bashkëpunimi dhe vendim marrja në komunitet, kyçi i parandalimit të vrasjeve.


Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar udhëheq e organizon procesin e pajtimit në shkallë kombëtare. Ai ngre çdo vit ekspeditat e pajtimit në të gjitha rrethet e vendit, për të afruar dialogun midis familjeve ne hasmeri dhe parandalimin e vrasjeve.


Ekspeditat funksionojnë me plan vjetor, disa mujor, si dhe plane aftashkurtëra ne prag festash fetare e kombëtare. Ato janë organizuar mbi baza vullnetare pa asnjë mbështetje nga donatorët apo shteti shqiptar dhe punojnë me efektivitet si në parandalimin e vrasjeve edhe në përhapjen e kulturës së ligjit.Ekspeditat mobilizojnë grupet e përherëshme të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nëpër fshatra, të udhëhequra nga një misonar, përfaqësuesi i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor. Këto grupe vullnetare pune ndjekin dhe mbajnë nën kontroll situatën e konflikteve e të hasmërive në 2800 fshatra, 60 Bashki e 300 komuna. Kjo strukturë është bërë tradicionale dhe vepron në mënyrë aktive e të përherëshme në terren.
Shtabi qëndror i Ekspeditave, që përbëhet nga 11 deri në 24 misionarë sëbashku me drejtuesit e Komitetit, kontakton herë pas here familjet në hasmëri deri në finalizimin e pajtimit. Në momente kyçe rreth shtabit qendror të ekspeditës mobilizohen 24 deri në 60 misionarë. Ekspedita e pajtimit kërkon vëllazërimin e familjeve në hasmëri pa penguar drejtësinë, duke kërkuar dënimin e krimit sipas ligjit dhe pendimin e fajtorit.


Eksperienca e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka sjellë në çdo rast pajtimin afatgjatë e të përhershëm të familjeve. Komiteti ka gjetur mbështetjen e të gjithë qytetarëve si në jug edhe në veri të vendit. Në sajë të kësaj mbështetje ekspeditat kanë mundur të realizojnë çdo vitzgjidhjen me marrëveshje e pajtimin e 30- 40 % të konflikteve e hasmërive. Bazuar në eksperiencën e gjere, para e pas pluralizmit politik, në ngjarjet e vitit 1990-92, 1997 e në vitin 2011, Komiteti ka hartuar strategjinë afatgjatë të punës së tij për paqen dhe bashkjetesën midis shqiptarëve, për zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe parandalimin e vrasjeve. Deri në vitin 2008, si rezultat i punës vullnetare të grupeve të Komitetit dhe mbështetjes së institucioneve e të policisë së shtetit, numri i vrasjeve u ul nga 450 e600, në 70- 80 në vit. Puna e tyre ka ndihmuar edhe në parandalimin ekonfliktet socialesi në vitin 1997 kur misionarët bindënfamiljet në veri për të mos çuar djemtë e armatosur në luftë kundër protestuesve në jug.


Mbas vitit 2008, qëndrimi i i njëanshëmi qeveritarëve e ndërprerja e bashkëpunimit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për shkak të kritikave që Komiteti i bëri keq-qeverisjes e ka dëmtuar procesin e pajtimit e dyfishuar numrin e vrasjeve,nga 70-80 në 150 në vit. Edhe pas ndërprerjes së këtij bashkëpunimi, ekspeditat e pajtimit vazhduan punën pa mbështetje duke bërë të mundur që numri i familjeve të ngujuara të zbresë nga 1670 në 1208, ndërsa numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë nga 911 në 590. Ekspeditat kanë bërë lirimin pa kushte të grave e fëmijëve në zonat Pukë, Has, Kukës, Malsi e Madhe, Postribë, Mirditë, Dukagjin, Iballë, Malësi e Lezhës e Malësi e Tiranës. Në këto zonaka funksionuar nxitja e ekspeditës në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të respektuar traditën e mirëkuptimit dhe vendimmarrjes në komunitet.


Ekspeditat kanë konstatuar se në zonat tradicionale ku respektohet tradita e vendimmarrjes në komunitet si; Malësi e Madhe, Postrribë, Mirditë, Kukës, Pukë, Has, Dibër etj, qytetarët jo vetëm që e ruajnë traditën e faljes e të pajtimit por e zbatojnë ligjin më tepër se në metropole. Administrata e këtyre zonave mbetet e pakorruptuar dhe gëzon respekt në shërbimet ndaj qytetarëve. Dialogu e vendmmarrja në komunitet është kyçi që ata i ka ndihmuar për të eleminuar konfliktet e hasmëritë, si dhe zhvilluar ekonomitë e tyre bujqësore, blegtorale e pyjore pa rivelitete e tendenca regresive.

Gjendja e shoqërisë shqiptare

Përpjekjet për anëtarësimin në BE


Shqipëria po bën përpjekje për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian por gjendja shoqërore e politike e vendit nuk ka përparuar siç e kërkojnë standartet e këtij anëtarësimi. Qeveria ka bërë reforma ligjore, por ato janë vetëm në letër dhe nuk implementohen. Në mungesë të drejtësisë dhe të institucioneve efikase të shtetit ligjor, Shqipëria përballet me aplikimin e të bërit drejtësi nëpërmjet vetëgjyqësisë, te ashtuquajtur gjakmarrje - një fenomen i rëndë që ka vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku njerëzit vriten për të paguar krimin që ka bërë një i afërm i tyre, qoftë edhe shumë vite më parë. Kjo ka bërë që  një numër i madh qytetarësh  të ngujohen e fshihen, si masë sigurie për jetën e tyre të kërcënuar nga vrasësi, ose të largohen nga Shqipëria.


Vrasjet kryhennën një mentalitet të deformuar kanunor, që nuk kanë lidhje me gjakmarrjen, natyrën dhe rregullat e saj,sepse bëhen në kundërshtim të plotë me kanunin.Vrasjet e tranzicionit për pronën, për nderin, për hakmarrje e gjakmarrje janë ngritur si shqetësim edhe nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Rrënimi i vlerave


Klasa politike gjatë tranzicionit, jo vetëm nuk ka luajtur rol pozitiv për ruajtjen e promovimin e vlerave dhevirtyteve të shqiptarëve si mikpritja, bujaria, besa, marrëdhëniet e mira ndëretnike, toleranca fetare, solidariteti, rrespektimin e rregullave në komunitet etj. por i ka rrënuar ato me orientimin e gabuar të shoqërisë drejt çorganizimit, manipulimit të votës e konflikteve, duke nxitur urrejtje e ndasi, që kulmuan në vitin 1997 drejt një lufte civile me rreth 3000 të vrarë, dhe në vitin 2011 me përplasjen e qeverisë me protestuesit ku mbetën të vrarë 4 qytetarë e u plagosën dhjetra të tjerë. Zgjedhjet elektorale vazhdojnë të sjellin akoma përplasje e vrasje të cilat shoqërohen me veprime për shitblerjen e votës.


Për shkak të korrupsionit e krimit të organizuar, të lidhur me nivelet më të larta në qeveri dhe gjithë administratën publike, Shqipëria ka hyrë në një krizë të gjithanshme që qeveria, në pamundësi për ti dhënë zgjidhje, tenton ta fshehë përpara opinionit dhe institucioneve ndërkombëtare. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar gjithmonë ka ngritur çdo çështje që e konsideron të rëndësishme për konsolidimin e demokacisë pranë cdo institucioni relevant, të huaj dhe të brendshëm, pasi vetëm përballja me problemet e vendit mund të ofrojë zgjidhje afatgjatë. Ky qëndrim i yni shpesh herë ka bërë që qeveria, në tentativë për të fshehur gjendjen reale të fenomenit të vrasjeve, pasi ky fenomen behet pengesë për pseudo-arritjet në proceset e integrimit, ka sulmuar hapur dhe në prapaskenë Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Integrimi i vertetë nuk është nënshkrimi i marrëveshjeve të realizuara mbi iluzione, por konsolidimi i democracisë dhe shtetit ligjor. Integrimi në BE nuk duhet të jetë vetëm synim në vetëvete, por një udhërrëfyes dhe peshore e përparimit të democracisë dhe prandaj manipulimi i peshores nëpërmjet fshehjes së realitetit nuk i shërben integrimit të vertetë mes kombeve të qytetëruara me demokraci funksionale.

Dhuna në familje dhe ndaj gruas.


Dhuna në familje që kulmon me vrasjen e grave e vajzave është e paprecedent. Në vitet 2011, 2012 dhe gjatë vitit 2013 vrasjet e femrave janë dhjetëfishuar. Në vrasjet e femrave shfaqen edhe elementë të sadizmit e terrorit duke i masakruar në mënyrë çnjerëzore.Të tilla krime kanë qenë shumë të rralla në Shqipëri, dhe shtimi i tyre në vitet e fundit është shume alarmant pasi janë shenja të një shoqërie që po humb normat dhe kohezionin social që, edhe në mungesë të shtetit ligjor, ndihmonte në ruajtjen e rendit dhe bashkjetesën në harmoni.


Ekspertë të fushave të kriminalistikës, sociologjisë dhe psikologjisë duhet te hulumtojnë me thellë natyrën e këtyre vrasjeve dhe rritjen shqetësuese te numrit të tyre në menyrë që të krijohet një strategji e qartë për një parandalim efikas të tyre në të ardhmen dhe ruajtjen dhe kultivimin e disa normave sociale dhe morale që mundesojnë krijimin e një shoqërie të shendoshë, që respekton të drejtat e individit dhe barazinë gjinore.

Nxitja e urrejtjes fetare e kulturore.


Individë e grupe të manipuluara kanë nxitur vazhdimisht veprime kundër kulturës së trashëguar, tolerancës fetare e bashkjetesës ndëretnike. Herë pas here dhunohenobjektet e kultit e varrezat si dhestisen debate publike e protesta pa qenë tënevojshme kundër ngritjes së xhamive apo kishave,në një kohë që gjithçka vendoset sipas ligjit. Shpesh shfaqen prirje përrevansh nga kleri me qëllim manipulimin e historisë e zgjerimin e rremë të territorit të fesë që i përkasin.Popullsia shqiptare është indiferente ndaj çështjeve fetare dhe këto sjellje i përcjellpa interes.Shqiptarët e respektojnë diversitetin fetar e kulturor dhe jetojnë me këtë diversitet edhe brenda familjes. Të rinjtë bashkëjetojnë pa e marrë fare parasysh se cilës fe i përket njëri apo tjetri.Objektet e kultit shihen nga qytetarët si objekte të kulturës së tyre të trashëguar që duhen respektuar, por jo me fanatizëm.


Shqiptarët kanë traditë të lashtë shtetformimi të mbështetur mbi multikulturalizmin, që nga Perandoria Ilire e shteti i Arbërit. Grupet etnike në atë perudhë gëzonin të drejta të barabarta me autoktonët dhe kulturat e popujve nga perëndimi e lindja gjenin shtratin e ngrohtë për kultivimin e lulëzimin e vlerave në trojet Ilire e të Arbërit. Kjo trashëgimi kulturore, e ruajtur deri në ditët e sotme me origjinalitetin e saj, larminë e valleve, lojrave, këngëve, instrumentave e veshjeve që pasurojnë jetën, ruajnë paqen, gëzimin e lumturinë mes qytetarëve, është lënë mbas dore nga qëndrimet e papërgjegjëshme të politikës. Kjo pasuri e pazevendësueshme, që në festivalet botërore merrte vlerësimet më të lartapo zhduket dhe nuk po trashëgohet me krenari tek brezat e rinj siç ndodh në vende perëdimore si Norvegjia, Suedia e Gjermania.

Fshehja e realitetit për interesat e politikës.


Që nga viti 1990 janë vrarë me vetëgjyqësi mijëra qytetarë të pafajshëm përfshirë edhe gra e fëmijë. Çdo vit, vetëm në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, regjistrohen 600 -700 plagosje me pasoja të rënda invaliditeti, 60 % e të cilave janë nga aksidentet, ndërsa 40 % nga armët e ftohta e të zjarrit. Aksidentet rrugore sjellin çdo ditë viktima, bilancin e të cilave Presidenca e Republikës e ka vlerësuar si një bilanc lufte dhe Qeveria Shqiptare nuk ka marrë asnjë masë  për stabilizimin e qarkullimit apo ndalimin e ndërtimit të rrugëve që nuk kanë standartet minimale të sigurisë. Fshehja e problemit nga qeveria shqiptare për të mos humbur elektoratin dhe qeverisjen si dhe për të mos penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka përkeqësuar më tej gjendjen dhe shkon gjithnjë e më shumë në dëm të integrimit.

Varfëria si burim dhune.

Papërgjegjshmëria në qeverisje dhe pasoja në jetën e qytetarëve


Pozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte për jetesë të standarteve të larta dhe mundësi ekonomike tek çdo familje shqiptare, por këto pasuri nuk menaxhohen. Pavarësisht nga këto favore të natyrës, 60 % e shqiptarëve janë të varfër e të pasigurtë për të ardhmen. Vendi është futur në borxhe të thella për interesa të një grupi qeveritarësh e jo të qytetarëve që po kalojnë nga dita në ditë në krizë mosbesimi për të ardhmen e luftë për mbijetesë. Varfëria është bashkëudhëtare me krimet dhe një nga burimet kryesore të vrasjeve, vetvrasjeve, dhunës në familje e trafikimit të qënjeve njerëzore. Shumica e viktimave dhe e vrasësve janë nga familjet e varfëra, ashtu si dhe viktimat e vetvrasjeve. Familjet e varfëra mbeten më të konfliktuarat dhe më të rrezikuarat nga krimi. 20-25 % e viktimave të vetvrasjeve të raportuara nga policia janë për shkak të  borxheve të pashlyera. Në të gjitha dyqanet ushqimore gjenden lista familjesh debitore që kanë edhe tre e gjashte muaj pa likujduar.


Pjesa më e rrezikshme e borxheve që kanë shkatërruar shume familje shqiptare janë borxhet që lindin nga bixhozi dhe kazinotë. Qeverisë i është prezantuar shqetësimi i shoqërisë civile se kazinotë janë një rrezik potencial për shoqërinë, por ministrat e lidhur me këto afera i kanë refuzuar kërkesat për mbylljen e tyre dhe i kanë shumëfishuar ato. Kjo situatë ka rënduar mbi jetën e shumë fëmijëve që mbeten pa përkraheje e shpesh herë jetimë.


Gjatë viteve të tranzicionit 12,000 fëmijë kanë braktisur shkollën që të punojnë për të ushqyer familjen ndërsa rreth 5,000 të tjerë kanë emigruar në vendet perëndimore. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fëmijëve janë nga familjet në hasmëri. Në sajë të punës së ekspeditës së pajtimit për vitin 2013 është bërë e mundur që numri i fëmijëve të ngujuar që nuk mund të shkojnë në shkollë të zbresë nga 910 në 590. Ato janë kryesisht nëpër metropole dhe një pjesë e tyre punojnë me identitet të rremë në rrugët e Tiranës, Durrësit e Shkodrës, si shitës cigareshe sendesh të tjera deri në orët e vona të natës. Projekti i Ministrisë së Arsimit që vazhdon prej 10 vjetësh, nën titullin Shansi i Dytë, dhe projektet me mësimdhënie nëpërmjet internetit të paguara nga BE,nuk kanë sjellë asnjë përparim në rehabilitimin apo edukimin e tyre. E vetmja zgjidhje mbetet lirimi pa kushte i tyre nga  ngujimi, sepse ngujimi i fëmijëve bie në kundërshtim si me ligjin, me lirinë dhe të drejtat e e njeriut, ashtu dhe me kanunin. Asnjëri nga projektet e fincuara nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar nuk  i ka ndihmuar fëmijët e ngujuar.


Po kështu ndodh edhe me projektet për trafikimin e grave e vajzave që sjellin hasmëri të mprehta tek familjet shqiptare. Numri i grave dhe vajzave shqiptare që i nënshtrohen prostitucionit të fshehtë për të mbijetuar, është më i larti në rajon. Në këtë aferë, shpesh ato përballen me dhunën e rrezikun e lartë ndaj jetës.Në dy vite e fundit qytetarët ndjehen të frikësuar përballë krimit të cilin nuk mund ta denoncojnë sepse rrezikohen më shumë nga denoncimi. Ngjarjet në fshatin Nartë, ku gratë dhunoheshin prej vitesh dhe nuk denonconin nga frika, është vetëm maja e aisbergut të krimit të paraportuar që ndodh në Shqipëri.


Dëmtimi i perspektivës


Shitja e pasurive kombëtare me çmime të ulta si, tokat me vlerë, bankat, telefonitë, energjia elektrike, minierat, burimet ujore, zonat turistike, etj, ka dëmtuar perspektivën ekonomike të familjeve shqiptare. Prerja e pyjeve, prishja e sistemit kullues, prishja e lumenjve dhe relievit kodrinor, ndotja e ambjentit, ndërtimet pa kriter në bregdet kanë asgjësuar mundësinë e zhvillimit të turizmit, bizneseve, dhe prodhimit agrikultural e blegetor.


Ligji 7501 për ndarjen e tokës bujqësore, i miratuar me konsesus parlamentar, ka abandonuar prodhimin në fshat dhe ka krijuar mosmarrëveshje, konflikte e hasmëri dhe  mbi 50 % e tyre ndodhin midis familjeve me lidhje gjaku. Ky ligj i ka ndarë tokat duke përjashtuar nga e drejta e zotërimit pjestarët e familjes që banonin në qytet. Kjo ndarje është bërë në ngastra të veçuara dhe jo në bllok për secilën familje. Me këtë ndarje ato nuk mundet të jenë rentabël prandaj dhe shumica e popullsisë i ka braktisur duke i lënë djerr. Nga mosmarrëveshjet për tokën mbeten në konflikt të hapur në gjykatë rreth 120 000 çështje, 30 mijë prej të cilëve janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen jashtë procesit gjyqësor, e në shumë raste këto mosmarrveshje shkaktojnë zinxhir vrasjesh e hasmërish.


Pushteti lokal (rrethet e qarqet) nuk kanë strategji për zhvillimin e ekonomive të familjeve në fshat dhe as plane urbane për qytetet. Kaosi urbanistik ka pushtuar metropolet dhe fushat me ndërtime pa leje duke penguar prodhimin, zhvillimin ekonomik të të gjith vendit dhe jetën normale të qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve në qytete, të cilët nuk kanë as oborre për të luajtur as hapësira të gjelbra për shëtitje e trotuare.

Projektet për romët dhe familjet në hasmëri


Ashti si dhe familjet në hasmëri, grupet etnike rome e egjyptiane mbeten të dhunuara e në varfëri ekstreme, pa punë, pa strehim e pa përkrahje sociale. Shpesh herë romët e egjyptianët nxirren forcërisht edhe prej banesave të tyre. Shteti nuk ka marrë asnjë masë për strehimin, punësimin e integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare dhe mbrojten e kulturës dhe trashgimisë së tyre. Fondet e Bashkimit Europian dhe të donatorëve për romët ashtu si ato për familjet në gjakmarrje nuk kanë shkuar kurrë tek ato. Këto fonde përvehtësohen nga individë që krijojnë lehtësisht shoqata, institute e fondacione fantazemduke hartuarprojekte boshe por qe jane sipas standarteve që kërkojnë donatorët. Keta te fundit i derdhin fondet pa vigjilencë dhe pa ditur se cili është kapaciteti i individit apo organizatës që i merr këto fonde. Ne shume raste organizatat dhe individet qe financohen nga donatore jane te lidhur ngushte me njerez dhe specialiste qe punojne me keta donatore, per qellime perfitim dhe ne konflikt te paster interesi.

Mohimi i të drejtës për jetën

Vlera e heqjes së dënimit me vdekje


Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, i pasqyruar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përcakton mbrojtjen e të drejtës së jetës prandaj ekziston edhe detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit, që ta respektojë dhe ta mbrojë këtë të drejtë mbi të gjitha të drejtat. Përballë vrasjeve të shumta, mbi 90 % e shqiptarëve, përfshirë dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare kanë deklaruar se pranojnë dënimin me vdekje si masë parandaluese. Kjo mendësi është kundërshtuar nga të gjitha forumet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duke theksuar se mbështetja ndaj rikthimit të dënimit me vdekje është mbështeje ndaj hakmarrjes primitive e gjakmarrjes nëpërmjet shtetit. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e konsideron heqjen e dënimit me vdekje si një risi të europës dhe mesazh shumë të rëndësishëm për njerëzimin. Kongresi i parë, i dytë, dhe i tretë i misionarëve të pajtimit e kanë përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës.


Amnesty International e ka konsideruar dënimin me vdekje si mohimi i fundit i të drejtave të njeriut, si vepër mizore, çnjerëzore dhe degraduese, e bërë në emër të drejtësisë e të shtetit që shkel të drejtën e jetës të shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Dënimi me vdekje nuk duhet të jetë në bindjen e asnjë shqiptari si një e drejtë e shtetit dhe e shoqërisë. Edhe Kanuni kërkon ndalimin e gjakmarrjes duke vendosur faljen e pajtimin si një detyrim madhor të shoqërisë dhe të çdo individi. Përvoja botërore ka treguar se edhe në ato vende ku aplikohet dënimi me vdekje, numri i vrasjeve dhe i krimeve eshte me i lartë se në vendet që kanë pranuar heqjen e këtij dënimi. Tendenca botërore është që ky dënim të mos egzistojë më në shoqërinë njerëzore. Dënimi me vdekje nuk garanton as vendosjen e drejtësisë, as ndalimin e vrasjeve. Institucionet shtetërore, shoqëria shqiptare, mediat, universitetet publike a private duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përpunimit, sensibilizimit dhe emancipimit të opinionit publik për rëndësinë e heqjes së dënimit me vdekje.

Ndalimi i lirisë dhe i të drejtave të tjera.


Nëpërmjet gjakmarrjes e ngujimit kufizohen shumë të drejta kushtetuese përfshirë dhe e drejta e votës. Pavarësisht se në Shqipëri kjo e drejtë është dhunuar sistematikisht nga partitë politike parlamentare, qytetarët e ngujuar kanë të drejtën ta ushtrojnë atë. E drejta e çdo shtetasi, për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, sipas nenit 45 të Kushtetutës, duhet garantuar nga ligji. Po kështu, sipas Kushtetutes, sejcili është i lirë të zgjedhë fenë ose bindjet si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht në publik nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. E megjithatë këta individë të ngujuar e kanë të pamundur të marrin pjesë në ushtrimin e këtyre praktikave. Liria e organizimit është një tjetër e drejtë kushtetuese që ka rëndësine e vet thelbësore në krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e demokracise. Nisur nga kjo situatë Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka kushtuar shumë rëndësi mobilizimit të faktorëve që familjet e ngujuara të marrin pjesë si gjithë qytetarët e tjerë në votime duke insistuar që të sigurohen kutitë e lëvizshme në rastet kur këto familje nuk mund të lëvizin.


Ashtu si dhe në periudhat e mëparshme, edhe ekspedita e vitit 2013, e cila filloi me dt. 6 Janar dhe vazhdoi gjatë fushatës elektorale, krahas punës për mbajtjen nën kontroll të familjeve në hasmëri, nxiti qytetarët për një pjesmarrje sa më të gjerë dhe të kulturuar në procesin e votimit. Nga 1208 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëri të ndryshme, u bë e mundur që 260 nga familje të fshehura dhe 47 të ngujuara të shoqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa e Komitetit për aplikimin e kutive të lëvizëshme të votimit u refuzua nga KQZ, shumica dërmuese e qytetarëve të përfshirë në hasmëri u privuan nga e drejta e votës. Mijëra familje të tjera që kanë konflikte toke në fshat, dhe kanë lëvizur në metropole pa e ndryshuar gjendjen civile, e kanë pasur të vështirë që të shkojnë në zonat ku kanë vendbanimin dhe regjistrimin e tyre si votues për të mos u përballur me hasmin.


Qytetarët e ngujuar e të fshehur nuk mundën të kishin besim për garancinë e jetës. Mosbesimi për të lëvizuar drejt qendrave të votimit bazohej tek përvojat e hidhura të krijuara një vit më parë nga vrasja e Gentian Beqirit kur ai ishte në arrest shtëpie dhe ruhej nga dy oficerë të policisë, të Rolanda Dokut që kishte një urdhër mbrojtje të policisë me vendim gjykate apo të Frederik Marku dhe djalit të tij, Jurgen Marku, që u vranë sapo kishin dalë nga komisariati i policisë ku kërkuan mbrojtje.

Emigracioni


Për shkak të kërcënimit nga vrasjet për hakmarrje dhe mungesës së mbrojtjes në Shqipëri qytetarët detyrohen të largohen nga vendi. Nëse nuk është bërë i mundur pajtimi, kjo zgjidhje ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi në këto vite tranzicioni. Vendet perëndimore kanë dhënë kontribut për familjet që emigrojnë nga hasmëria duke i marrë në mbrojtje dhe dhënë të drejtën e azilit. Në shumicën e rasteve komisionet e azilit dhe gjykatat e emigracionit kanë marrë në mbrojtje këto familje duke pasur asistencën e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.


Në tre vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike që ka prekur shumë vende, dhe shtimit të emigrantëve në vendet e perëndimit shumë familje shqiptare të rrezikuara nga gjakmarrja janë refuzuar dhe deportuar. Vendimi për refuzimin e tyre ka ardhur edhe si rezultat i shtimit të vertetimeve të lëshuara për gjakmarrje nga individë të paautorizuar që kanë krijuar formalisht pseudomisione apo pseudoinstitute “Pajtimi” për përfitime nëpërmjet mashtrimit. Sipas rekomandimit të qeverisë shqiptarenr. 10/7/ prot, dt 10/7/2009 dhe nr. 1716, dt 29/9 2009, MPÇSSHB, të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare duhet ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikimin e çështjeve të hasmërive dhe konflikteve për gjakmarrje me qëllim eleminimin e të dhënave fiktive dhe abuzimeve. Asnjë organizatë tjetër apo institucion shtetëror shqiptar nuk është i autorizuar për lëshimin e këtyre vertetimeve pa dalë një vendim i ri që shfuqizon këto rekomandimet sepse ato janë dokumente zyrtare të qeverisë shqiptare të dala mbas konkluzoneve të kongreseve dhe konferencave kombëtare të misionarëve të pajtimit.
Sipas këtyrerekomandimeve të qeverisë si dhe rezolutave të kongreseve dhe konferencave kombëtare të misionarëve të pajtimit,Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është forum drejtues i të gjitha organizatave dhe misioneve të pajtimit dhe ka struktura të plota në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi për të ndjekur me përparësi të gjitha rastet e gjakmarrjes.

Asnjë institucion, organizatë apo individ nuk e ka këtë kapacitet dhe eksperiencë prandaj dhe është vendosur që çështjet të arkivohen e ndiqen nga Komiteti, dhe nëse nuk ka dosje në Komitet, asnjë vertetim nuk duhet të merret në shqyrtim nga gjykatat e emigracionit dhe komisionet e azilit. Çdo vit janë marrë në mbrojtje 40 – 50 çështjeqë kërkojnë të drejtën  e azlit, por në vitin 2011 sekserë e trafikantë që krijuan pseudoshoqata për qëllime përfitimi,dërguan brenda një kohe të shkurtër vetëm në Brukse 400 familje për të kërkuar azil me vertetime të pa arkivuara në Komitet, në një kohë që Komiteti atje kishte vetëm 7 familje që kërkonin mbrojtje.Me qëllim që vertetimet e e lëshuara nga trafikantëttë mos zbuloheshin nga oficerëte emigracionit siç ishte vepruar më parë, drejtues të lartë të inkriminuar në Ministrinë e Brendshëm dhe Ministrinë e Drejtësisë si dhe në Policinë e Shtetit të lidhur me sekserët, kanë inskenuarherë pas here akuza të rreme kundër Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtarqë nga  Dhjetori i vitit 2011 e në vazhdim.

Mosfunksionimi i ligjit për veprën e gjakmarrjes dhe dhunës ndaj grave. 


Përballë gjendjes që ka dalë jashtë kontrollit dhe presionit publik, qeveria u mjaftua në fillim të vitit 2013 me miratimin e ndryshimeve në ligj që rrisin masën e dënimit për vrasjet për gjakmarrje, vrasjet në familje si dhe të tek ato për shkak të detyrës. Që nga miratimi i këtij ligji këto vrasje janë bërë më intensive dhe nuk duket që ligji të ketë patur ndonjë efekt. Ministria e Drejtësisë ka gabuar me nocionin vrasje për gjakmarrje dhe nuk e njeh gjendjen as shkakun e këtyre vrasjeve.


Vrasjet në Shqipëri teknikishtnuk janë vrasje për gjakmarrje por vrasje me vetëgjyqësi, në mungesë të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Asnjë nga vrasjet gjatë tranzicionit nuk ka qenë sipas rregullave të gjakmarrjes. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka kërkuar që nocioni i vrasjes për gjakmarrje, edhe pse perdoret per te shpjeguar nje fenomen social te diteve te sotme, të mos futet në kodin penal sepse gjakmarrja si term kanunor nuk ka bazë reale për legjislacionin e ri modern, as në kushtet e sotme të tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Vrasjet me vetgjyqësi nuk janë gjakmarrje. Kjo politikë e paqartë e ligjvënësit i ka futur qytetarët dhe institucionet e shtetit në qorrsokak.


Për të qenë më efikas ligji duhet të shpreht qartë e me penalitet maksimal për vrasjen. Pra çdo vrasje me paramendim duhet të ketë dënimin maksimal, jo më pak se 25 vjet burg deri në burgosje të përjetshme pa të drejtë amnistie. Ligji i ri që penalizon me dënim maksimal vrasjen për gjakmarrje nuk penalizon në këtë nivel vrasjen fillestare që shkakton gjakmarrjen ose e nxit atë. Logjika është në kundërshtim si me të drejtën ashtu edhe me procedurën penale për parandalimin e vrasjeve. Me pranimin e krimit,atyre që kryejne vrasjen e pare që fillon zinxhirin e gjakmarrjes, u zbriten 8 vjet nga ky dënim. Me përfitime të tjera nga ligji kjo masë dënimi zakonisht shkon nga 8 deri në 12 vjet.Ky lloj handikapi nuk e zgjidh problemin e vrasjeve me vetëgjyqësi por e komplikon atë me tepër. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka përgatitur dhe do i paraqesë qeverisë së re relacionin  për reformën ligjore për të eleminuar këto kontradikta në kodin penal dhe në sistemin e drejtësisë, porduke ditur se krimin nuk e parandalon vetëm ligji apo forca e policisë. Në ketë aspekt ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën e kulturës së ligjitështë e vetmja zgjidhje afatgjatë e problemit.

Dekreti i Kishës Katolike


Mbas shpalljes së dekretit të Kishës Katolike në Metropolinë e Shkodrës, Sapës e Lezhës për shkishërimin e vrasësve për gjakmarrje, nuk ka pasur përmirësim të situatës së vrasjeve. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e ka mbështetur dëshirën e mirë që ka frymëzuar këtë dekret por e sheh më të arsyeshme që Kisha Katolike të mbajë qëndrim ndaj çdolloj vrasje e dhune.


Procesi i pajtimit është ne themel i bazuar në konceptin e faljes, i cili është një koncept thelbesor në shume doktrina fetare, duke përfshirë ketu edhe Kishën Katolike. Prandaj ne mendojmë se është e rëndësishme që Kisha ti afrojë qytetarët për edukimin e tyre me dashurinë për jetën,faljen dhe të parandalojë vrasjet edhunënme mesazhet e saj për paqe dhe harmoni.Misionarët e pajtimit kanë gjetur përherë mbështetjen e klerit në përpjekjet e tyre dhe e konsiderojnë këtë mbështetje si mjetin më thelbësor në shumë procese pajtimi midis familjeve të ndryshme.

Vendimet e Kongresit

 

Nisur nga situata e konflikteve e hasmërive në shoqërinë shqiptarerezultatet e punës së vazhdueshme të ekspeditave të pajtimit, nga përvoja e krijuar e të gjithë misionarëve dhe mbështetja qytetare ndaj punës së tyre kongresi vendosi:
   

1 – Të mbështesë planin e qeverisë për vendosjen e rendit në 300 ditët e ardhshme, sepse vendosja e rendit është parësore për të ulur numrin e vrasjeve me vetëgjyqësi, të cilësuara për gjakmarrje dhe të mbeshtesë procesin e pajtimit duke patur parasysh se vendosja e rendit nuk zgjidh përfundimisht problemin e gjakmarrjes në Shqipëri pasi konfliket zgjidhen përfundimisht vetëm kur procesi i pajtimit është përfunduar. Kur situata e krimeve ka qenë më në kontroll, si periudha 2005-2008, është ulur edhe numri i vrasjeve per gjakmarrje, por pa u shuar plotësisht sepse konfliktet dhe vrasjet për gjakmarrje kanë vazhduar. Në rolin e tyre si pjesë e shoqërisë civile, misionarët e pajtimit, nëpërmejt forumeve të tyre drejtuese, do të monitorojnë, asistojnë procesin e vendosjes së rendit. Në rast mungese vullneti politik ose paaftësie në implementimin e planit qeverisës për rendin, misionarët e pajtimit do të jenë të parët që do të ngrenë zërin dhe do ti prezantojnë shqetësimet e tyre pranë cdo institucioni relevant.
           

2- Të nisë një ekspeditë mbarëkombëtare, në bashkëpunim më faktorë të shoqërisë civile dhe qeverisë, për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, që përbëjnë aspektin më tragjik dhe absurd të vrasjeve me vetëgjyqësi. Lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve të ngujuar krijon dhe hapsira për lirimin e të gjithë familjeve të ngujuara dhe pajtimin e konflikeve.
   

3 - Ti kërkojë Qeverisë Shqiptare që të rrisë nivelin e bashkëpunimit me misionarët e pajtimit për rishikimin e kuadrit ligjor mbi parandalimin e vrasjeve me vetgjyqësi, si dhe për të punuar së bashku për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa gjakmarrjen.
   

4 – Ti kërkojë Qeverisë Shqiptare që të mbështesi procesin e pajtimit, jo vetëm për zgjidhjen e konflikteve, por edhe si një nga aspektet me positive të vendimmarrjes ne komunitet dhe democracisë aktive.  Ky proces duhet mbështetur pasi është rruga më e mirë për të risjellë besimin e humbur të qytetarëve ndaj shtetit – besim që është i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë afatgjatë në Shqipëri.
   

5- Ti kërkojë cdo qytetari shqiptar, që të bëjë detyrën e tij si shtetas i Republikës, dhe të ndihmojë nismat e qeverisë dhe shoqërisë civile për parandalimin efikas të vrasjeve me vetëgjyqësi. Cdo plan i qeverisë është i destinuar të dështojë nëse secili prej nesh nuk ndërgjegjësohet për respektimin e ligjit dhe nëse ne nuk sensibilizojmë njëri tjetrin për vendosjen e rendit. Presioni i komunitetit për rrespektimin e ligjit është forca më efikase në pajtimin e familjeve në hasmëri, dhe është nga format më të pastra të demokracisë aktive që praktikohet në vëndet më të civilizuara të botës. Kompleksiteti i fenomenit të gjakmarrjes e bën të domosdoshme përfshirjen e secilit prej nesh për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë të tilla praktikave që nuk i kanë hije një kombi me kulturë dhe traditë shtetformuese të kultivuar ndër shekuj.

 

 

 

 



Bashkëpuntorë