Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Fjala e Zotit Bajram Ibraj Kryetar i Keshillit Drejtues te Federates Universale te Paqes ne Kongresin e Katert te Misionareve

Fjala e Zotit Bajram Ibraj  Kryetar i Keshillit Drejtues te Federates Universale te Paqes ne Kongresin e  Katert te Misionareve

 

 

 

I nderuar zoti Kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, Zoti Marku,

Te nderuar parlamentare,
Te nderuar perfaqesues te besimeve fetare,
Te nderuar perfaqesues nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi,
Te nderuar perfaqesues te politikes e shoqerise civile,
Te respektuar Misionare te Pajtimit,
Te dashur Ambasadore per Paqen
Zonja dhe zoterinj

Kam nderin dhe përgjegjësinë që në emër të Federatës së Paqes Universale në Shqipëri të përshëndes punimet e Kongresit të katërt të Misionarëve të Pajtimit. Me këtë rast deshiroj t’ju përgëzoj të gjithëve ju dhe te ju uroj punime te mbara. Është kënaqësi të marrësh pjesë në tubime të tilla që synojnë faljen, pajtimin,paqen, mirëkuptimin, dhe bashkëjetesën paqësore midis popullit tonë shqiptar. Kam patur rastin ta njoh e  kuptoj problemin e gjakmarrjes me nga afër, dhe te kontriboj e ndihmoj personalisht edhe misionaret e pajtimit qe nga viti 1991 kur punoja ne Shkoder, por edhe me pas ne detyra te tjera shteterore e shoqerore qe kam kryer.

 

Eshte e veshtire te flasesh per gjakmarrjen dhe te mos flasesh per Zotin, Librat e shenjte, Besimet fetare, ekzistencen e forcen e shtetit e mirefunksionimin e tij, per drejtesine, rendin e sigurine dhe per rolin e shkallen e kultures e emancipimit te shoqerise por edhe te familjeve e individeve sepse gjakmarrja dhe ngujimi jane fenomene kriminale, plage te hidhura te se kaluares qe i kane rrenjet ne Mesjete dhe fatkeqesisht kjo plage eshte prezent akoma ne shekullin e 21-te, pra pas 6 shekujve.


Madje, ajo ka shtremberuar rregullat themelore te saj te kodifikuara ne kanunin shqiptar, ka ngujuar burra, gra dhe femije, qe de fakto do te thote arrest shtepie pa vendim gjykate ose te burgosur brenda shtepise.Ajo, ka treguar se eshte madje me “mizore” se ne kanune, duke u shtremberuar dhe keqinterpretuar dhe pse jo, edhe duke e perdorur si “justifikim” te vrasjeve te kryera e ngujimeve te bera. Viktima te gjakmarrjes jane bere , burra, gra e femije, por edhe zyrtare te ndryshem te zbatimit te ligjit e deri edhe pastori i Kishes “Fjala e Krishtit” ne Shkoder, 29 vjecari Dritan Prroni. Keto krime nuk u parandaluan, prandaj u detyrua edhe Kisha katolike te merrte vendimin ekstrem per te ckisheruar njerezit qe vrasin per gjakmarrje, duke i bere thirrje shtetit qe te beje Ai, detyren e tij.


E kam degjuar Zotin Gjin Marku, Kryetarin tuaj, te flase ne podiume dhe intervista televizive qe, “Gjakmarrja eshte kunder Zotit dhe kunder jetes”.Personalisht mendoj se, ai ka te drejte dhe kjo eshte e vertete, sepse sejcili prej nesh eshte nje qytetar dhe nenshtetas i mbreterise se qenieve njerezore qe eshte krijuar prej gjirit te Zotit, dhe qe te gjithe ne jemi femije te Zotit, pra jemi vellezer e motra.Kocka, lekura, gjaku dhe mendja e njerezve te 5 racave njerezore: te bardheve, te zinjve, te verdheve, te kuqve dhe kafve, jane njelloj. Vetem ngjyra e lekures ka ndryshuar me kohe per shkak te klimes dhe te mjedisit, prandaj te gjithe njerezit duhet ta kapercejne ngjyren e lekures dhe perkatesine fetare, etnike, konfliktet e armiqesite dhe duhet te kultivojne kulturen e zemres, kulturen e dashurise, dhe modelin shembullor te nje zemre mirenjohese, duke jetuar sipas parimit “te jetuarit per hir te te tjereve”.


Nëse në familjet tona do të ketë më shumë besim, më shumë dashuri dhe më shumë altruizëm atëherë mund të themi pa frikë se mentaliteti dhe kultura do te ndryshojne edhe per kete fenomen arkaik. Fuqia për t’i dhënë fund ciklit të mërisë, dhunës dhe ndërshkimit vjen nga brenda, nga shpirti i njeriut dhe shprehja më e lartë e dashurisë për të tjerët është të duash armikun. A nuk ishte ky mësimi më i lartë i Jezu Krishtit dhe Profetit Muhamed?  “Ne kurrë nuk clirohemi nga armiku duke iu përgjigjur urrejtjes me urrejtje; ne clirohemi nga armiku duke hequr dorë nga armiqësia.” thekson Martin Luter King.


 Kodi ballkanik i shekullit te 15-te, Kanuni theksonte se: “pales se ciles i behet vazhdimisht padrejtesi, i jep te drejten per te vrare nje anetar mashkull te familjes qe ofendon, ne forme ndeshkimi”.Pra, lidhja kauzale shkak pasoje eshte fakti qe, “njeres pale i behet vazhdimisht padrejtesi” dhe pasoja eshte “gjaku merret me gjak”. Por ne sot ne demokraci kemi te miratuar nga Parlamenti ligjin themelor te shtetit, Kushtetuten e cila ne nenin 21 thekson se “Jeta e personit mbrohet me ligj”.Pra, kjo e drejte e mbrojtjes se jetes njerezore perben nje vlere kushtetuese, nga i cili rrjedhin te gjitha te drejtat e tjera themelore absolute,te cilat jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme qe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik. Askush nuk mund ti shkele dhe ti cenoje keto te drejta te shenjta njerezore, por fatkeqesisht pervoja ka treguar qe funksionimin normal te institucioneve qe kane te bejne me rendin, sigurise dhe drejtesine e kane demtuar presionet, ndikimet e nderhyrjet politike, korrupsioni e paaftesia ne permbushjen e detyres.


Ne dekaden e fundit jo vetem jane shtuar strukturat policore ne funksion te parandalimit te ketij fenomeni por edhe parlamenti shqiptar ka miratuar ne Kodin Penal disa nene te vecanta per veprat penale qe lidhen me fenomentin e gjakmarrjes duke vendosur sanksione me te ashpra ndaj autoreve, por fenomeni vazhdon ende te marre dhe te burgose jete njerezore.
 

Prandaj, qe te mos vazhdoje me hakmarrja ndaj “armikut”, domethene, individeve, familjeve dhe fiseve, pale ne konflikt,Shteti duhet te vendose drejtesine ne vend, dhe nese e ben kete detyre sipas ligjit, nuk do te kemi gjakmarrje dhe te ngujuar.Shqiperia jone e dashur ka nevoje per Lidership te pergjegjshem politik te përqendruar në dashurinë e vërtetë, lidership te afte dhe te ndershem qe mendon dhe i sherben popullit te tij dhe që i dedikohet ndërtimit të paqes, në të cilën të gjithë shqiptaret mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.


Pjesemarres te nderuar,


Me lejoni, qe ne emer te FUP edhe te ApP qe ndodhen ketu ne salle  t’ju uroj suksese ne punen tuaj te rendesishme si misionar te pajtimit, dhe tju inkurajojme dhe per punen tuaj te rendesishme dhe fisnike si misionar te pajtimit.


Faleminderit dhe suksese.

 

 

 



Bashkëpuntorë