Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Pėrshėndetja e Zenun Alia nė emėr tė familjeve qė kanė falur gjakun.

Pėrshėndetja e Zenun Alia nė emėr tė familjeve qė kanė falur gjakun.

 

 

 

 

Të dashur vëllezër e motra.


Në emër të të gjithë baballarëve që kanë falur gjakun e fëmijës e të afërmit të tij, ju falenderoj për mundimin që keni marrë për të ardhë nga të gjitha anët në këtë kongres. Falenderoj  me gjithë zemër gjithë Malësinë e Gjakovës në të dy anët që mu gjetën pranë atë ditë që djali im u nda nga jeta nga një çast fatkeq.  I falenderoj shumë herë më tepër që pikërisht atë ditë, dhimbjen e djalit ma kthyen në forcë e besë për tia falur gjakun familjes dhe fisit që ishte kokëulur e me dhimbje ashtu si unë para malsisë së Gjakovës e familjes sime.


Dua tju them se në emër të të gjithë burrave që ngrihen mbi dhembjen e falin gjakun e deklaroj këtë kongres të hapur e të respektuar për çdo vendim që do marrë ai. Do jem në gjithë jetën time krah atyre që kanë dhimbje e me ata që ngrihen mbi dhimbjen e falin. Paçi punime të mbara në këtë kongres e në gjithë përpjekjet tuaja për ditët që do vijnë.

 

 

 

 



Bashkëpuntorë