Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Fjala e Pashke Delia Nė emėr tė nėnave e grave shqiptare misionare si dhe nėnave nė hasmėri

Fjala e Pashke Delia Nė emėr tė nėnave e grave shqiptare misionare si dhe nėnave nė hasmėri

 Kongresi i Katërt i Misionarëve të Pajtimit
Të dashur vëllezër e baballarë.

 


Në emër të nënave dhe motrave shqiptare ju uroj nga zemra jetë të gjatë e zoti ju dhëntë vetëm paqe e mirësi. Nëse ju them vëllezër e baballarë, ju kam thënë edhe misionarë sepse ska mision më të shenjtë se te jesh si duhet prind e vëlla. E ju për secilin shqiptar jeni prind e vëlla. Kam shumë vjet që i ndjek nga afër dhe i kam shkuar ku kam pasur mundësi me misionarët. Në çdo takim që kam shkuar me ta kam pasur kapuçin në kokë por kam dhe një porosi nga nënat e motrat në fatkeqësi - mbaje kapuçin se të shkon.


Akoma më shumë jam bindur për vlerën e plisit apo të qeleshes kur mësova se pse u tërhoq nga pajtimi i gjaqeve vigani i bujarisë, i dijes e i pajtimit për Kosovën, Anton Çeta. Në vitin 91 -92 një burrë me shumë mend e me shumë halle por me bujari sa drita e diellit ishte kërrusur nga dhimbja për tre djem që i kishin vrarë. Meqë ishte në moshë të thyer kishte vendosur të falte, se ata që vinin pas tij nuk do mund ta bënin këtë gjë pa qenë ai vetë.


Mblodhi 300 burra e gra nga fisi i tij për të nderuar Anton Çetën, i cili i papërtuar si gjithnjë, iu shfaq tek dera e tij i shoqëruar me disa vetë, ndër ta edhe disa të rinj nga politika, sjellja e të cilëve i la shije të hidhur babait të kërrusur nga dhimbja. Plakut i urtë që ishte plot krenari e mirësi për vizitën e Anton Çetës u prish në fytyrë e i iku humori sapo pa se me kë po i shkonte Anton Çeta në derë, ndaj dhe nuk mundi ti thoshte si duhej fjalët e mirëseardhjes.


Mbas ndryshimit të papritur të atmosferës, ndërsa Anton Çeta po dëgjonte dhe priste me vemendje fjalët e tij, plaku i thotë se  kurrë nuk e kishte menduar se do vdiste kaq i turpëruar para Malësisë dhe vendit. Ai po detyrohej ta kthente mbrapsht Anton Çetën kur gjithë Malësia prisnin tjetër fjalë. E ndërsa iu kërkua arsyeja: Plaku iu përgjigj me një pyetje retorike vendim rëndë: A nuk munde o Anton Çeta nga Prishtina deri në derën e shpisë time ta gjeje një plis që ta kishe në krah. Që nga ajo ditë Anton Çeta nuk ka shkuar më në pajtime dhe kuptoi se sa e thellë dhe e rëndë ishte ishte jo vetëm domethënia e kësaj fjale, por edhe pamaturia e atyre që duhet të merren me këtë punë.


Prandaj si nënë si motër ju them se mbajini me krenari kapuçin të dashur vëllezër se ju ka hije, e mësoni dhe fëmijët ta mbajnë me dashuri atë se plisi është simboli i shpirtbardhësisë së malësorëve. Në emër të nënave e motrave shqiptare ju uroj punë të mbarë dhe i deklaroj kongresit miratimin e hapjes së punimeve dhe të çdo vendimi që ai merr.

 

 

 



Bashkëpuntorë