Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Fjala e zotit ilir Ēumani, Drejtor i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė.

Fjala e zotit ilir Ēumani, Drejtor i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė.

I nderuar zoti Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.


Të nderuar ambasadorë të Paqes, misionarë të pajtimit, prijës dhe përfaqësues të familjeve fisnike Shqiptare, dhe ju të persekutuar politikë, që ishit të parët që krijuat misionin e Pajtimit Mbarëkombëtar duke u ngritur mbi dhimbjen e  sakrificat e familjeve e të afërmëve tuaj për të harruar, falur e shikuar përpara drejt lumturisë, drejt paqes e vëllazërimit që meritojnë fëmijët e pasardhësit tuaj, drejt lumturisë e përparimit të të gjithë shqiptarëve, pa hakmarrje, pa urrejtje e pa ndasi.


Ju përshëndes në emër të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë si dhe në emrin e të gjithë jetimëve të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, presidenti i së cilës më ka bërë nder duke më porositur që tju përshëndes ju e gjithë ata që punojnë për të mirën e Shqiptarëve, sa herë që mblidhemi së bashku për punë të mira në shërbim të njëri tjetrit. Flora Borovina e shumë Nëna Kosovare më kanë thënë tju sjell përshëndetjet e tyre për punën e madhe që bëni që në Shqipëri e Kosovë të ketë sa më pak jetimë, sepse kështu kujtojmë e ndihmojmë njëri tjetrin, kujtojmë dhimbjet e vuajtjet që ka kaluar Kosova për të mposhtur të keqen që shpesh herë na zë rrugë e na pengon të ecim përpara.


Sot, në këtë konges, jemi mbledhur sëbashku për një të drejtë të madhe, për të drejtën e pazevendësueshme, për të drejtën e jetës. Në ditët tona, të drejtat e njeriut  kanë nevojë më shumë se kurrë ndonjëherë për ti mbrojtur me çdo mjet.  Ato i përkasin secilit prej nesh dhe për kët duhet që të kapemi pas thelbit të çështjes, të kapemi tek nevoja e domosdoshme për solidaritet. Ata që janë më nevojtarë, e dinë se sa e çmueshme është për ta kjo fjalë, veçanërisht kur bëhet fjalë për jetimët dhe të ngujuarit nga gjakmarrja, dy nga dhimbjet më të mëdha njerëzore që i mundon shqiptarët. Them se këto janë dy dhimbjet më të mëdha sepse vrasjet  në Shqipëri kanë lënë jetimë më shumë se në çdo hapësirë a truall tjetër të kombeve të europës e më gjerë. Pikërisht, për të kontribuar sadopak në shëndoshjen e kësaj fryme solidariteti, për t`i dhënë një përmasë mbarëkombëtare humanizmit që kemi nevojë, kam qëndruar e jetuar në çdo çast me punën tuaj fisnike që sjell më shumë se çdo institucion tjetër shtetëror lumturinë e njeriurt, duke i dhënë atij lirinë dhe sigurinë për jetën, kur asnjë forcë tjetër mbi dhe, as e shtetit dhe as e shoqërisë nuk mund tia japë siç dini ta jepni ju.

 

Çdo njeri që është jetim apo i kërcënuar nga gjakmarrja e kupton se sa vlerë ka puna juaj, se si duhet që njerëzit të jenë të bashkuar rreth jush e kundër së keqes, kundër çdo plage që lind mbi trupin e shoqërisë. Ne duhet të jemi solidarë mbi të gjitha kur nuk na kuptojnë në punën dhe sakrificat tona. Sigurisht të keqen që na pengon duhet ta shkelim me këmbë duke mos pranuar në radhët tona individë pa integritet që vijnë mes nesh për të përfituar, sepse sjellja e keqe e tyre prish imazhin e secilit prej nesh të ndërtuar me kaq mundime. 

 

Edhe njerëzve të cilëve nuk kemi mundur t’ua realizojmë nevojat duhet ti bindim që të mos humbin shpresën. Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ka pasur nderin të bashkëpunojë që në ditët e para të krijimit të tij me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe ka asistuar në shumë nga takimet tuaja kombëtare por edhe në takimet që bëni nëpër rrethe me familjet në hasmër sepse jemi interesuar vazhdimisht se si mund të ndihmojmë jetimët e gjakmarrjes. Instituti e pa të nevojshme që në këtë kongres të jemi në bashkëpunim institucional e me gjithë zemër me ju, sepse ashtu si edhe ju, jetimët e Shqipërisë janë e do të jenë misionarë deri në vdekje të pajtimit e parandalimit të vrasjes, sepse jeta e jetimit është jeta më e dhimbshme njerëzore e si e tillë ajo e bën çdo jetim të hidhet në zjarr e të sakrifikojë gjithçka nga vetja për ata që vujanë mungesën e lirisë, mungesën e prindit që i është vrarë, apo të sigurisë për jetën kur prindin e ka në burg.

 

Instituti Kombëtar i Integrimit të jetimëve shqiptarë do të jetë bashkë me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, sepse puna jonë ka qenë e do të jetë kurdoherë vullnetare, pa donatorë e projekte. Kështu kemi qenë e do mbetemi më të sigurtë në realizimin e programeve. Më mirë se kushdo ju e dini se çdo të thotë punë e ndershme pa bujë e me përulje duke sakrifikuar për të mirën e shoqërisë. Prandaj sot ndjehem krenarë që jam këtu me ju sepse gjthçka që bëni, edhe këtë kongres ashtu si të gjitha punët e tjera e keni me djersën tuaj pa mbështetjen e asnjë donatori e biznesmeni.

 

Dua tju them se jeni të lartësuar nga ky përkushtim, si misionarë të devotshëm, si bij të Nënë Terezes. Ka dhe nga ata që ndërtojnë skenare për të përbaltur punën tuaj të ndershme, por nuk kanë mundur asnjëherë sepse në drejtimin e kësaj pune të pastër keni një forum drejtues të papërkulur për ta mbrojtur deri në vdekje nderin e punës së misionarëve të pajtimit, traditën e mirë të pajtimit, të bashkjetesës dhe të humanizmit që na ka karakterizuar në shekuj si komb. Jetë të gjatë paçi për të mirën e shoqërisë. Rrofshin në jetë të jetëve mësimet dhe përpjekjet tuaja në shërbim të paqes e dashurisë midis njerëzve të kësaj bote.

 


Rroftë Shqipëria, nëna jonë e dashur.

 

 

 



Bashkëpuntorë