Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Fjalė rasti nė Kongresin e Katėrt tė Misionarėve tė Pajtimin Mbarėkombėtare nė Tiranė

 Fjalė  rasti nė Kongresin e Katėrt  tė Misionarėve tė Pajtimin Mbarėkombėtare nė Tiranė

 

 

 

Dr.Mehmet Rukiqi

 

I nderuari zoti Gjin Marku, kryetar I Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtarë të Republikes se Shqipërisë, dhe trevave shqiptare përreth të ndara me dhunë;

 

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë të Parlamentit, të trupit doplomatik dhe studiues të vendit dhe të huaj;

 

Të nderuar përfaqësues të konfesioneve shqiptare;


I nderuar Zenun Alia nga Zogajt e Hasit, një nga burrat më të shquar, që për hir të atdheut dhe të prestigjit të kombit para botës, fali gjakun e të birit, në rrethana më të vështira; dokument shembulli më I shkelqyer;


Të nderuar të pranishëm ; Zonja dhe Zotërinjë;

 

Ndjehem I priviligjuar dhe tejet I emocionuar që në emër të pajtimtarëve të Kosovës, të pasardhësve të profesorit  historik të pajtimeve , Anton Çettës, të kolegëve të mi që së bashku marrim pjesë në këtë kongres: Fetah Bekollit, Simon Veselit, Xhevat Kryeziut, Muharrem Dinës, Nikollë Kuzhninit dhe Nazmi Kollonit të ju përshëndes përzemërsisht.


Kongresi I katërt I Misionarëve të Pajtimit, ka peshë të veqantë. Ka rëndësi të vërtetë dhe të madhe gjithëkombëtare.


Mbarë populli shqiptar me entuziazëm të pakrahasuar e me shpresa të pathyeshme pret vendimet e dobishme të këtij kongresi, sikur të sëmurët që presin ndihmën mjekësore për shërimin e plagëve më të rënda.


Sa prindër, motra e vëllezër, anembanë botës shqiptare presin me gëzim shpëtimin nga gjakmarrja, nga vëllavrasjet e belatë, vuajtjet shpirtërore e burgjet shtëpiake. Sa fëmijë nxënës e nxënëse e pritën me lotë fillimin e vitit të ri shkollor. Ata janë të  mbyllur në shtëpia. E vajtojnë të ardhmen e tyre të pashpresa. Janë të bindur se do të mbesin analfabet.


Ku jemi ne?  Ku është shteti shqiptar?  Ku ka dukuri më të shëmtuar . Ku është ai armik që duhet të luftohet më me vendosmëri se vëllavrasja ?


Nga kjo foltore e këtij kongresi Madhështor në emër të pajtimtarëve të Kosovës, apeloj:


Që zoti Gjin Marku, kryetar I Komitetit Mbarëkombëtar , së bashku me bashkëpunëtorët me përfaqësuesit e qeverisë, të strukturave politiko-shoqërore e fetare, në Shqipëri e në Kosovë , në Maqedoni e në Mal të Zi, të krijojë një unitet, në hartimin e programeve, të qendrimeve dhe aksioneve të përbashkëta, përball kësaj  të keqeje të madhe.


Të krijojmë kushte për parandalimin e vëllavrasjes ,për  pengimin e përhapjes së gjakmarrjes ,për ndalimin e mbylljes dhe të burgjeve shtëpiake.


Vëllavrasja e gjakmarrja nuk I takojnë traditës kombëtare as Kanunit të Lekë Dukagjinit , si dokument I identitetit kombëtare. I takojnë farës së keqe që I hudhën armiqtë e tërbuar fqinjët, serbë, malazezë, e grekë, të ndërsyes e të armatosur nga Paqja e Shën Stefanit, dhe Kongresi I Berlinit me 1878, dhe Konferenca e Ambasadorëve të fuqive të mëdha evropiane në Londër,me 1913, për asgjësimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për fat të keq, kjo farë biu dhe u vaditë me gjakun shqipëtarë.


Vëllavrasja ishte një nga metodat më të sigurta gjenocidale  të armiqve fqinjë, për asgjësimin e popullit shqiptarë, popull autoktonë dhe më I lashtë në këto troje të Ballkanit.
Knjaz Nikolla I Malit të Zi, sipas veprës së Atë Gjergj Fishtës – ‘’Lahuta e Malcis’’, afërsisht, paska thënë:

 



Për vëllavrasje e ngatërresa,
Lemna mue, se qebesa,
I hasmoj bir e baba.
Të nderuar të pranishëm!


Deri  sa të ketë vëllavrasje, hakmarrje e gjakderdhje ndërshqiptare, kurrë s’do t’i gëzohemi demokracisë, lirisë, as pavarësisë, as zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Eni, pra, vëllezër e motra ta luftojmë këtë dukuri. Eni t’i zbatojmë detyrat e Komitetit Mbarëkombëtarë. Kongresi I Katërt I Misionerëve të Pajtimit që po mbahet sot të mbetet historik. Do t’i jep fund kësaj plage të madhe shpirtërore, shoqërore e gjithëkombëtare. Vetëm pajtimi kombëtarë shpie në njohjen e unitetit dhe të identitetit të popullit shqiptar, para botës se civilizuar.


Ju Faleminderit


Tiranë, 04.09.2013



Bashkëpuntorë