Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

Fjala e Deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė Z. Mark Frroku

Fjala e Deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė Z. Mark Frroku

 

 

 

Shumë të nderuar misionarë të pajtimit.
Të nderuar miq


Sapo e mora ftesën vendosa të vij me obligimin njerëzor për të qenë me  ju në këtë moment shumë të rëndësishëm për vendin e në veçanti për familjet që janë përfshirë në konflikte e hasmëri. Erdha t’ju siguroj se ndaj përgjegjësinë për detyrimin që kam përpara popullit i cili dy muaj më parë më ka ngarkuar detyrën e përfaqësimit në kuvend.


Puna e madhe që është bërë në këto tre vjet me ekspeditat tuaja të pajtimit për lirimin e grave e të fëmijeve nëpërmjet vendimmarrjes në komunitet është për tu admiruar dhe strategjia e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duhet të kthehet në strategji kombëtare për vetë qeverinë e shtetin shqiptar. Ngujimi i grave e femijeve nuk duhej te ishte lejuar as nga shteti dhe as nga shoqeria. Nuk duhet ta pranojme kurrë ngujimin e grave e të fëmijëve. Kurrë ato nuk duhet të kenë frikë se ndokush mund ti lëndojë. Shoqëria jonë e dënon me ashpërsinë më të madhe cilindo që do guxonte të kërcenonte jetën e tyre.


E gjithë shoqeria civile shqiptare eshte perpjekur dhe po perpiqet te beje me te miren perballe situatave të rënda që kalon vendi duke ofruar oponence konstruktive ndaj keqqeverisjes por edhe bashkepunimin në të gjitha drejtimet , por mungesa e kulturës politike tek qeveritarët dhe korrupsioni ka bërë që ata të refuzojnë këtë bashkëpunim.


Kuvendi Juaj është një kuvend i rëndësishëm aq sa dhe kuvendi i Republikës dhe mbetet një kuvend i shenjtë për shqiptarët që vjen si një traditë e çmueshme të cilën demokracitë perëndimore e kanë cilësuar si më të mirën dhe të pa arritshme. Uroj që edhe kuvendi i politikës të fitojë eksperiencë nga kjo traditë e urtë dhe e pastër në ndërgjegjen e secilit. Puna juaj mbetet thelbi i egzistencës dhe përparimit të një shoqërie është mbështetja më e madhe ndaj ligjit dhe Shtetit të së Drejtës.


Unë kam qenë familjarisht e do jemi pjesë e mundit dhe sakrificave tuaja, por është detyra e çdo shqiptari dhe qytetari që të jetë krah jush. Dua t’ju siguroj se do të jetoj me shqetësimin tuaj përballë feomenit tragjik të vrasjeve i cili na ka humbur shumë jetë e mbjellë dhimbje tek shumë familje, do jem bashkë me ju në mbrojtje e të drejtës së tjetrit, siç e ka zakon shqiptari,  do të bëj më të mirën në shërbim të vendit tim me sa fuqi të kem e do jem në krah të çdo qytetari në nevojë.


Politika dhe qeveria ka më shumë nevojë nga ju, se sa ju nga ne. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkëpunimin me ju në realizimin e detyrave që kemi përpara vendit i cili po kalon një krizë shumë të thellë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, familjare e individuale, veçanërisht në përballjen me krimin dhe varfërinë. Vendin e kanë futur në një borxh shumë të madh e të papërballueshëm, për interesat e mafies e jo të qytetarëve.


Ne kemi shumë shpresa se do ta nxjerrim vendin nga kjo humnerë në saj të vizionit, përkushtimit, aftësisë dhe ndershmërisë së ekipit të ri qeverisës. Eksperienca juaj për të finalizuar pajtimin e qindra familjeve që rrezikojnë gjakderdhejen,  na bind edhe ne, se gjithçka mund të arrihet me përpjekje e vullnet të mirë.


Mungesa e bashkëpunimit të qeverisë dhe ligjvënësit me ju e me qytetarët ka sjellë pasoja të dëmshme mbi jetën tonë. Shumë ligje të miratuara në parlamentin shqiptar që janë përafruar edhe me standartet europiane, për shkak se nuk janë konsultuar me qytetarin, janë të panjohur dhe nuk respektohen. Fatkeqësisht qytetarëve u mungon njohja edhe për ato ligje që i duhen vendit. Mungon bindja e tyre sepse ka munguar sqarimi dhe nuk ka bashkëpunim te faktoreve politike me shoqerine civile. Akoma më keq kur ky bashkëpunim nuk bëhet me ju.


Me një ndjenjë revolte shumë të lartë jam informuar se prej katër vjetësh Zyra e qeverisë që ka fondet për shoqërinë civile ka refuzuar të mbështesë qoftë dhe një rrugë për misionarët e pajtimit në këto ekspedita. Unë do jem i vendosur që të kërkoj me ligj se pse është bërë ky refuzim dhe ku kanë shkuar këto fonde. Akoma më e rëndeë është kjo gjendje kur edhe komuniteti ndërkombëtar i influencuar nga qeveria, nuk ju ka mbështetur në anjë projekt. Ne do verifikojmë me komisione parlamentare se ku kanë shkuar këto fonde.


Menaxhimi i krizës dhe i kapërcimit të saj është angazhimi politik i qeverisë së Rilindjes, por mbetet një detyrë shumë e vështirë nëse nuk jemi sëbashku me ju dhe nëse nuk dëgjojmë me vëmendje fjalën dhe oponencën tuaj të ndershme e të pavarur përballë keqqeverisjes. Bashkëpunimi me qytetarët do të jetë kyçi i suksesit të punës së kësaj qeverie tek e cila populli beson shumë.


Dua të theksoj në këtë forum se është e domosdoshme që secili prej nesh ta përjetojë vizionin e ri me të cilin do shkojmë drejt Europës si komb, si shoqëri e si shtet. Vizioni për një Rilindje të mos kuptohet vetëm si sllogan i një partie, sepse që në fillim të herës ai nuk ka qenë një sllogan por një thirrje e kohës për rilindjen e shoqërisë shqiptare në të gjitha drejtimet, në mentalitet, në kulturë, në politikë, në ekonomi dhe në familje, sepse në të gjitha këto aspekte jemi shumë mbrapa qytetërimit europian, që pak shekuj më parë krenoheshim si bashkëthemelues të tij.


Tradita jonë për demokracinë, bashkjetesën ndëretnike e fetare dhe shtetformimin duhet të na udhëheqë drejt Europës. Tendencat dhe rrymat keqdashëse që kërkojnë ta paraqesin kombin tonë si komb barbar e jo shtetformues duhen përballur me dëshmitë tona si një komb i kulturës së ligjit e të mos lejojmë që kjo kulturë të rrënohet ashtu si shumë vlera të tjera në këtë tranzicion të orientuar mbrapshtë.  Parlamenti i ri do ketë interesimin e lartë për përhapjen e kulturës së ligjit dhe mbrojtjen e vlerave të së shkuarës sepse në përbërje të tij dhe në krye të qeverisë ka njerëz të ditur e të përkushtuar për ruajtjen e këtyre vlerave dhe kultivimin e tyre. 


Edhe tre vjet na ndajnë nga 800 vjetori i lulëzimit të shtetit të Arbërit, i cili, në një terrritor më të gjerë  se trojet e sotme shqiptare, bëri që ligji dhe drejtësia të ishin në ndërgjegjen e qytetarit, ku prona dhe liria të ishin të shenjta dhe demokracia të sillte begati e lumturi për të gjithë. Modeli ynë i shtetformimit siç ishte Shteti i Arbërit duhet të promovohet si dëshmi e kulturës sonë. Edhe pse ka pasur debate në parlament e kërkesa të herë pas herëshme për sistemimin e Kryeqendrës së këtij shteti ajo është lënë mbas dore. Parlamenti i ri nuk do i lerë në harresë këto vlera dhe unë dua tju siguroj se 800 vjetori i shtetit të Arbërit do jetë një kremtim i ri mbarkombëtar me një Shqipëri të re e të përparuar, me kulturën e ligjit dhe shtetin e së drejtës. 

 


Ju faleminderit edhe njëherë për ftesë dhe ju uroj punë të mbarë.

 

 

 



Bashkëpuntorë