Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Aktivitetet Tona

KONGRESI I KATĖRT I MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT

KONGRESI I KATĖRT I MISIONARĖVE TĖ PAJTIMIT

 

 

 

Deklaratë për Mediat

 

Pavarësisht nga situata e rënduar në të cilën po kalon vendi nga krimi të gjitha llojeve, duke kulmuar me  vrasje të qytetarëve të pafajshëm e ngujimin e grave e fëmijëve, pajtimet po bëhen dhe kanë rezultuar të sukseshme në çdo fshat e rreth, veçanërisht në lirimin e grave e të fëmijëve të ngujuar dhe garantimin e pacënueshmërisë së tyre duke e ulur numrin e fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë nga 910 në 590. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar nuk e ka ndalur asnjëherë punën e tij për pëhapjen e kulturës së ligjit dhe parandalimin e vrasjeve dhe po e vazhdon atë me përkushtim duke gjetur mbështetje në popull, edhe pse pa asnjë mbështetje nga shteti dhe donatorët.
 
Deri në vitin 2008, në sajë të bashkëpunimit të institucioneve të shtetit dhe të institucioneve ndërkombëtare me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, u arrit që mesatarja e vrasjeve të zbriste nga 450 e 600, në 70 në vit ndërsa me ndërprerjen e këtij bashkëpunimi numri i vrasjeve e dhuna në familje u dyfishua.


Si çdo vit, që nga data 6 janar, ky komitet ka organizuar punën vullnetare me ekspeditën e pajtimit duke përfshirë edhe periudhën e fushatës zgjedhore e pas elektorale. Ekspedita, krahas punës për mbajtjen nën kontroll të familjeve në hasmëri e përhapjen e kulturës së ligjit, ka nxitur qytetarët për një pjesmarrje sa më të gjerë dhe të kulturuar në votime si dhe në procesin elektoral. Grupet e punës së komitetit janë të aktivizuara në 2800 fshatra, 300 komuna e 60 bashki, të udhëhequra nga një misionar me reputacion, drejtori i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor, të cilët kanë zgjidhur qindra konflikte e parandaluar dhjetra vrasje në vit.


Grupet e punës kanë konstatuar se gratë e fëmijët e ngujuar janë më shumë viktimë e krimit të organizuar se sa e qëndrimit të familjeve që kanë hasmëri me to. Gjthashtu ekspeditat e pajtimit kpnfirmojnë se vrasjet bëhen me vetëgjyqësi nën një psikologji e mentalitet të deformuar kanunor. Ato janë kryesisht vrasje barbare, dhe nuk mund të quhen vrasje për gjakmarrje sepse nuk janë të tilla. Këto vrasje bien në kundërshtim jo vetëm me ligjin e shtetin e së drejtës por edhe me kanunin. Për këto arsye përfaqësuesit e rretheve propozuan thirrjen e Kongresit të Misionarëve të Pajtimit për të mobilizuar strukturat e komitett në sensibilizimin e çdo qytetari dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë, të shtetit e të organizmave ndërkombëtare, për ta nxjerrë shoqërinë nga ky hendek tragjik.


Kongresi shqyrtoi raportin e paraqitur mbi sutuatën e konflikteve në shoqërinë shqiptare dhe vendosi nisjen e një ekspedite mbarëkombëtare, në bashkëpunim më faktorë të shoqërisë civile dhe qeverisë, për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, që përbëjnë aspektin më tragjik dhe absurd të vrasjeve me vetëgjyqësi. Lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve të ngujuar krijon dhe hapsira për lirimin e të gjithë familjeve të ngujuara dhe pajtimin e konflikeve. Kongresi gjithashtu vendosi që të mbështesë planin e qeverisë për vendosjen e rendit në 300 ditët e ardhshme, sepse vendosja e rendit është parësore për të ulur numrin e vrasjeve me vetëgjyqësi si dhe rishikimin e kuadrit ligjor për parandalimin e vrasjeve.


Në kongres morën pjesë 650 delegatë nga 36 rrethet e vendit si dhe përfaqësuesit e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në mbështetje të kongresit ishin të pranishëm përfaqësuesit kombëtar të Jetimëve të Shqipërisë, të persekutuarve dhe të përndjekurve politikë si dhe të Federatës së Paqes Universale të cilët kanë bashkëpunuar me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për kultivimin e kulturës së ligjit dhe të paqes tek shqiptarët

 

       
Dt 4 shtator 2013                      

 

 

 



Bashkëpuntorë