Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Levizja Feministe

Protokolli Shtese i Konventes per Eleminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit te Gruas

 

 

 

Nga Brunilda Dervishaj
Juriste ne Komitetin per Mundesi te Barabarta
Lawyer in the Committee for Equal Possibilities
Protokolli Shtese i Konventes per Eleminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit te Gruas



Shqipëria aderon në Konventën per Eleminimin e të Gjitha formave të Diskriminimit kunder Grave qe me 1993, vit kur u miratua nga parlamenti shqiptar me ligjin 7767/1993 dhe u pranua kështu kjo konventë si pjesë e legjislacionit vendas. Sipas detyrimeve që merren nga shtetet pale, Shqipëria, së fundi ka paraqitur pranë Komitetit te Konventës në New York, raportin fillestar dhe të parë të konventës, ku paraqitet një analizë e situatës së ushtrimit të të drejtave të grave në Shqipëri dhe masat administrative e ligjore të ndërmarra nga shteti shqiptar.


Shpesh Dokumentat Ndërkombetare të të Drejtave të Njeriut ndiqen nga "Protokolle Shtesë" te cilët parashikojnë procedura lidhur me marrëveshjet që ato shoqërojne. Nga ana tjetër vetë këto protokolle janë dokumente të rëndësishme të cilat janë të hapura për nënshkrime, pjesëmarrje në to apo ratifikime nga shtetet palë në konventat përkatëse.


Teksti i plotë i Protokollit Shtesë të CEDAW u miratua në sesionin e 43 të Komisionit për Statusin e Grave, punimet e të cilit u mbajtën nga 1- 12 mars 1999.
Sipas nenit 16 të Protokollit, hyrja në fuqi e tij do të jetë 3 muaj pas ratifikimit


te 10 shteteve palë në Konventë. Deri më 13 maj 2002, e kanë nënshkruar protokollin 74 shtete dhe 39 të tjera e kanë ratifikuar atë, që tregon se tashmë protokolli ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për tu zbatuar nga shtetet palë.


Sipas Nenit 17 në këtë protokoll nuk lejohen rezervime.

Çfarë përmban ky protokoll?

A- I jep të drejtën idividëve ose grupeve të grave për t'u ankuar drejtëpërsëdrejti ne komitetin e konventës për dhunime të të drejtave të Konventës CEDAW, që mund t'u jenë bërë atyre. Kjo procedurë njihet në këtë protokoll si "procedura e komunikimit". Sipas proçedurave të caktuara nga Kombet e Bashkuara ankimimi duhet të jetë në formë të shkruar.
B- I jepet e drejta komitetit te CEDAW të kërkojë informacion për dhunime të rënda ose sistematike të të drejtave të grave ne vendet të cilat jan palë e Protokollit Shtesë. Kjo njihet dhe si "procedura e kërkimit të të dhënave. (Neni 8 i Protokollit).

(Procedura e kerkimit të të dhënave) konsiston ne:

1. Lejimin e hetimeve mbi abuzime të të drejtave të grave nga një trup ekspertësh ndërkombëtarë.
2. Bëhet e dobishëm aty ku komunikimet individuale për të pasqyruar natyrën sistematike të dhunës së përhapur të të drejtave njrëzore dështojne.
3. Lejon hetimin e dhunës së përhapur aty ku individët ose grupe individësh mund të mos jenë të zotë të bëjnë komunikime (për shkak të arësyeve praktike apo të frikës nga ndëshkimet)
4. I jep mundësinë komitetit për të bërë rekomandime të cilat i përkasin çështjeve të strukturës së dhunës.
5. Lejon Komitetin ti drejtohet nje shteti te veçante për çështje të një rangu të gjërë.

Përse duhet ky protokoll

1- Për të krijuar apo përmirësuar mekanizmat ekzistuese për zbatimin e të drejtave të njeriut.

Protokollet lidhur me konventa të ndryshme të UN përmbajnë "procedura ankimimi" dhe "procedura të kërkimit të të dhënave" që lidhen direkt me çështjet e përkatësisë gjinore.

2- Të stimulojnë shtetet palë në konventën CEDAW, të ndërmarrin hapa për zbatimin e CEDAW dhe të pranojnë ankimet e bëra ndaj tyre. Kjo do të lejonte shtetet palë në konventë të parashikojnë më tepër zgjidhje efektive për problemet e paraqitura.
3- Të stimulojë ndryshimet në ligjet dhe praktikat diskriminuese. Kjo mund të përmbledhë marrjen e masave specifike për ndryshime në legjislacionin: hartimin e amendamenteve të cilat ndalojnë praktikat diskriminuese, dhe ndërmarrjen e aksioneve pozitive.
4- Të ndërgjegjësojë në një shkallë më të larte publikun me të drejtat e standarteve ndërkombëtare të lidhura më diskriminimin ndaj gruas.

Se fundmi, çdo Shtet palë merr përsipër të bëjë të njohër gjerësisht dhe të publikojë Konventën dhe të lehtësojë hyrjen e informacionit rreth pikpamjeve dhe rekomandimeve te Komitetit, në veçanti, mbi çështjet ku përfshihet Shteti Palë.

 

 

 



Bashkëpuntorë