Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Levizja Feministe

Nevoja pėr Mbrojtje nga Shteti pėr gratė dhe vajzat

Nevoja pėr Mbrojtje nga Shteti pėr gratė dhe vajzat

Nga Marion Hoffman
Nevoja për Mbrojtje nga Shteti për gratë dhe vajzat

Një kontribut për Konferencën Kombëtare të lëvizjes feministe shqiptare – kundër dhunës, shfrytëzimit dhe sundimit maskilisi, e organizuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, i mbajtur më 23 Nëntor 2002 në Lushnje, Shqiperi.

Nga Znj. Marion Hoffmann, Përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Shqipëri.

Z. Kryetar, Znj. Zëvendës Kryetare e Kuvendit, Zonja dhe Zotërinj



Ju falenderoj shume për ftesën që i keni bërë Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët të jetë pjesemarrëse në këtë Konferencë. Kjo më jep mua mundësinë për të ndarë me ju disa opinione mbi nevojën e sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat. Do të doja t’i vendosja këto mendime në kuadër të shkeljeve të të drejtave të njeriut si puna e detyruar, veçanërisht prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual. Shqipëria sikurse dhe shumë vende të tjera nuk i ka shpëtuar këtyre fenomeneve të tmerrshme. Ato i kanë rrënjët tek varfëria, vlerësimi i ulët për të drejtat e njeriut, shteti poroz, mekanizmat e mbrojtjes civile dhe drejtësia e dobët.

Një grua apo një vajzë e cila bëhet viktimë e trafikantëve të qënieve njerëzore, apo është e detyruar të ushtrojeë prostitucion, duhet të jetë në gjendje t’i drejtohet institucioneve të Shtetit – dhe të gjejë ! – mbrojtje për të drejtat e saj të njeriut. Këto të drejta janë përcaktuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 , e cila është pranuar globalisht nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe krijon bazën e shoqërisë së civilizuar. Ajo duhet të ketë mundësi të barabarta për t’u paraqitur në Gjyq në rolin e nje dëshmitareje në rastet kur liria për jetën e saj është e kërcënuar nga kriminelë të cilët e detyrojnë atë të prostituojë apo në forma të tjera të skllavërisë, apo që janë subjekt të mizorisë apo të torturës. Kriminelë të tillë duhet t’i dorëzohen drejtësisë, dhe viktimat/dëshmitaret duhet të gëzojnë mbrojtjen kundër akteve të hakmarrjes të cilat mund t’u drejtohen atyre.

Çfarë ndodh kur kjo nuk ndodh?

Konventa e Ghjenevës së vitit 1951 “Në lidhje me statusin e Refugjatit” përcakton si refugjat ‘një person që ka … një frikë të mirëbazuar në persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, opinionit politik apo origjinës etnike.’ Megjithatë, ne kemi vëzhguar në vitet e mëparshme një tip tjetër të arsyes për frikë të mirëbazuar; konkretisht atë të grave, dhe vajzave qe vuajnë shkeljen e të drejtave të njeriut siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948, me pak fjalë qe u jep atyre të drejtën për të jetuar si individë të lirë. Ato shiten si skllave për t’u shfrytëzuar seksualisht. Kërkesa për mbrojtje nga autoritetet e vendeve të tyre shpesh ka qenë e pasuksesshme sepse ose Shtetet kanë qenë të pavullnetshme, ose kanë qenë të paaftë per t’i mbrojtur viktimat nga dhunimi i te drejtave themelore të njeriut. Ato kërkojnë statusin e refugjatit jashtë vendit të tyre të origjinës. Pretendimi i tyre për të kërkuar statusine refugjatit u analizua dhe vlerësua si i mirëbazuar dhe i vlefshem. Për këtë arsye ato janë tashmë refugjate.

Shqipëria ka qenë dëshmitare e asaj që do të thotë refugjat. Ju keni parë me qindra e mijëra njerëz që vinin drejt vendit tuaj me asgjë, kërkonin azil këtu në Shqipëri. Shteti shqiptar iu dha atyre azil deri sa vlerësoi situatën si të sigurt per ta që të ktheheshin në vendin e tyre.

Fati i grave që kërkojnë azil jashtë vendit të tyre të origjinës është më pak i dukshëm, dhe nuk ka kamera të TV që të sjellin çështjet e tyre në vëmendje të publikut të gjerë. Ato zakonisht vijnë vetëm, kërkojnë anonimitet, dhe janë shumë të frikësuara. Frika e tyre kryesore është se mos kthehen në vendin e tyre të origjinës, ku ato kanë kërkuar më kot mbrojtje nga persekutuesit e tyre. Në raste të tilla do të më lejoni t’ju kujtoj Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ku lexohet specifikisht që asnjë person nuk duhet të kthehet në një vend ku ai (ose ajo) ka frikën e trajtimit çnjerëzor, apo degradues.

Kemi patur disa raste në Shqipëri, te grave dhe vajzave të cilat u kanë treguar ekipeve të formuar nga UNHCR dhe partnerë tanët si Organizata Ndërkombëtare për Migrimin që ato kërkonin mbrojtje ndërkombëtare këtu në Shqipëri dhe nuk donin të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës. Ato ishin mjaft të frikësuara të ktheheshin në vendet e tyre ku mund të përfundonin përseri në rrethin e trafikimit pa asnjë lloj ndihme dhe veç me poshtërim dhe dhimbje. Raste të tilla kanë kërkuar azil në Republikën e Shqipërisë dhe ato kanë mjaft shanse për t’u pranuar si refugjate ketu, duke iu dhënë atyre statusin e azilit sikurse dhe vende të tjera u kanë ofruar rasteve të tilla të ngjashme. Disa prej tyre që kanë kërkuar azil në vende të tjera kanë qenë gra shqiptare në klërkim të mbrojtjes ndërkombëtare.

Një konferencë e tillë si kjo e organizuar këtu, është një hap drejt njohjes që Shteti dhe shoqëria civile në Shqipëri i bën këtij fenomeni dhe shenjë se ata po punojnë më mirë drejt njohjes dhe mbështetjes që duhet t’i bëhet zbatimit të te drejtave të njeriut dhe dinjiteti ndaj grave dhe vajzave.

Ju uroj të gjithëve këmbëngulje të nevojshme dhe sukses në mbështetjen dhe sigurimin e zbatimit të të drejtave të njeriut të grave dhe vajzave në Shqipëri në mënyrë që asnjërës prej tyre të mos i duhet të kërkojë mbrojtje gjetkë apo të bëhet refugjate.



Bashkëpuntorë