Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Levizja Feministe

Moisiu: “ Unė do t’ju mbėshtes qė kėrkesat tuaja mos tė mbeten nė letėr”.

Moisiu: “ Unė do t’ju mbėshtes qė kėrkesat tuaja mos tė mbeten nė letėr”.

 

 

 

Nga ZYRA E SHTYPIT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Presidenti Moisiu priti një përfaqësi të organizatave të grave dhe të komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
Moisiu: “ Unë do t’ju mbështes që kërkesat tuaja mos të mbeten në letër”.



Sot, më datë 9 janar 2003, në orën 10.00, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu priti në selinë e Tij një grup përfaqësuesish të organizatave të grave dhe të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
Në këtë takim Presidenti Moisiu vleresoi gruan jo thjesht si pjesë numerike të shoqërisë sonë, por në radhë të parë, për rolin që ajo luan në mbarë jetën e vendit. “Është një fakt i dhimbshëm që tranzicioni ka shkarkuar një pjesë të madhe të pasojave të veta ekonomike si papunësia, varfëria, konfliktet sociale, etj kryesisht mbi gruan.Në këtë kontekts nisma juaj duhet vlerësuar dhe kuptuar drejt. Në shoqërinë tonë akoma ushtrohet dhunë ndaj femrës dhe kjo i jep tërë shoqërisë sonë një imazh tepër negativ.


Presidenti Moisiu më tej theksoi rolin e rëndësishëm të gruas në formimin dhe edukimin e brezit të ardhshëm, në formimin e një familjeje edukative, e cila natyrisht do të ndikojë shumë në komportimin e shoqërisë së viteve të mëvonshme. Presidenti vlerësoi dhe eksperiencën perëndimore në drejtimin e plotësimit të të drejtave të grave, por “është e rëndësishme – theksoi ai – që atë eksperiencë ju duhet edhe ta përshtasni në kushtet e shoqërisë sonë sepse jo çdo gjë mund të shihet si lehtësisht e përshtatshme”, duke vënë theksin mbi disa vlera që ka edhe shoqëria jonë si roli i nënës, i familjes etj.


Nga përfaqësueset e organizatave të grave u tha se ato po kërkojnë që të kenë mundësi të barabarta në vendin tonë, por politikanët shpesh ngurrojnë t’i mbështesin plotësisht. Duke vlerësuar faktin se në personat e inkriminuar, gratë përbëjnë vetëm 1% ato u shprehën se kërkojnë që Presidenti i Republikës ti mbështesë në kërkesat e tyre për tu bërë pjesë më aktive në ligjvënie, që të ketë një iniciativë më femërore në të, si p.sh përmirësimin e kodit të familjes, i cili duhet të ketë një ligj që të ndalojë edhe dhunën në familje, një problem ky serioz dhe tepër aktual. Ato u shprehën se kanë më akses në parlament sesa në përgatitjen e ligjvënies në qeveri, duke i cilësuar problemet e tyre si probleme thelbësorë të shoqërisë shqiptare. Ato gjithashtu kërkuan edhe një pjesëmarrje më të gjerë në Kuvendin e Shqipërisë.


Presidenti Moisiu u shpreh se këto organizata që luftojnë për barazinë dhe të drejtat e grave duhet të kenë një bashkëpunim më të gjerë më institucionet shtetërore për të krijuar lidhje të forta. “Këto institucione duhet të ndiejnë domosdoshmërinë e punës suaj dhe që të arrihet kjo ju duhet të përpiqeni të punoni sa më me efikasitet në mënyrë që edhe lëvizja juaj të vlerësohet nga shoqëria dhe ta këtë kështu më të lehtë për të dhënë rezultatet e saj në mënyrë të garantuar”.


Presidenti Moisiu u kërkoi atyre që të jenë më aktive në denoncimin e rasteve të dhunës, por edhe të mungesës së barazizë apo të diskriminimit. “Konferencat dhe trajnimet janë të rëndësishme, por vetëm këto nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me denoncime dhe kërkesë konkrete. Për këtë – u shpreh Presidenti Moisiu – ju mund ti bëni sugjerime edhe Kuvendit duke hartuar projektligje që sigurojnë mbrojtjen dhe barazinë e grave”. Më tej Presidenti Moisiu i quajti të dënueshme edhe dhunën në familje ndaj gruas, ngujimin e tyre prej gjakmarrjes, ngacmimet dhe abuzimet më femrat nëpër qendrat e punës private apo shtetërore qofshin, duke i cilësuar këto si disa nga plagët e rënda të shoqërisë sonë.


“Ju do të keni përkrahjen time deri në fund në mënyrë që synimet dhe kërkesat tuaja mos të mbeten në letër por të realizohen konkretisht” – përfundoi Presidenti Moisiu.

 

 

 



Bashkëpuntorë