Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Levizja Feministe

Per mbrojtjen e gruas dhe shoqerise civile nga dhuna maskiliste e politikes Shqiptare

Per mbrojtjen e gruas dhe shoqerise civile nga dhuna maskiliste e politikes Shqiptare

Nga Komiteti i Pajtimit Mbarkombëtar
Committee of Nationwide Reconciliation

DEKLARATË
E AKTIVIT TË ZGJERUAR TË AKTIVISTEVE TË LËVIZJES FEMINISTE
SHQIPTARE DHE MISIONARËVE TË PAJTIMIT TË RRETHEVE TË JUGUT

PËR MBROJTJEN E GRUAS DHE SHOQËRISË CIVILE
NGA DHUNA MASKILISTE E POLITIKËS SHQIPTARE

Në mbështetje të strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombtar për të drejtën e jetës dhe barazinë gjinore.

AKTIVI I ZGJERUAR I AKTIVISTËVE TË LËVIZJES FEMINISTE SHQIPTARE DHE MISIONARËVE TË PAJTIMIT TË RRETHEVE TË JUGUT I MBLEDHUR SOT,MË 14 MARS 2004 NË KOMUNËN E FIER-SHEGANIT.



DEKLARON SE :

Nisma kombëtare për pajtimin e familjeve dhe lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar, startuar në Katedralen e Iballës më 22 Maj të vitit 2003, ka bërë të mundur që 670 familje në konflikt të rretheve të jugut të pranojnë zgjidhjen me rrugë ligjore të konfliktit dhe të mos lejojnë asnjë familje të ngujohet. Gjithë veprimtaria e misionarëve të pajtimit në rrethet e jugut është udhëhequr nga strategjia e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për njohjen dhe respektimin e autoritetit të shtetit ligjor dhe krijimin në çdo fshat, komunë e qytet, të grupeve të punes të përbëra nga përfaqësuesi i pushtetit, i arsimit dhe mediatorët.

Në veri të vendit, veçanërisht në rrethin e Shkodrës, nisma po përballet me nxitjen e psikologjisë së vrasjes për gjakmarrje nga individë e grupe të dyshimta rivale të shpalluara si “misione pajtimi” të cilat përdorin mediat për egzagjërimin e fenomenit dhe keqpërdorimin e termit gjakmarrje për qëllime fitimi. Viktimë e këtij keqpërdorimi kanë rënë edhe individë të njohur në opinionin publik për veprimtari humane, përfaqësues të shtetit, të trupit dipllomatik dhe të donatorëve.

Lëvizja Feministe Shqiptare, kundër dhunës, shfrytëzimit dhe sundimit maskilist, e udhëhequr nga Forumi i Gruas së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka gjetur mbështetjen e plotë të komuniteteve fetare, të Organizmave Ndërkombëtare, te Presidentit të Republikës, të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, të organizatave të grave nëpër rrethe dhe të shumicës së parlamentarëve shqiptar. Rezoluta e Konferencën Kombëtare për inkurajimin e Lëvizjes Feministe Shqiptare e datës 23 Nëntor të vitit 2002 është bërë platformë e punës së shumicës së organizatave joqeveritare që operojnë në terren.

Lëvizja po përballet me tendenca kundërshtare që burojnë jo vetëm nga nga mentaliteti i shoqërisë, por edhe nga lidhjet e përfaqësuesve të politikës me krimin e organizuar. Sundimi i mashkullit në më shumë se 90 % të jetës private, shoqërore e politike, ka rritur nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mentaliteti tradicinal dhe dominimi i mashkullit në politikë dhe shoqëri, ka sjellë dhunë, ngjarje tragjike, egon për pushtet, etjen për t'u pasuruar shpejt, korrupsionin dhe krimin e organizuar,

Popullsia shqiptare është relativisht me moshë mesatare të re, 65% e saj është nën moshën 40 vjeçare dhe 52% e kësaj moshe janë femra. Kjo konfirmon se rreth një milion gra e vajza të reja, pjesa më aktive, izolohet dhe kapaciteti i tyre nuk vihet në shërbim të komunitetit. Në pjesën më të madhe të familjeve shqiptare, femra ndjehet inferiore për shkak të mentalitetit të shoqërisë dhe mosangazhimit të saj në jetën politike e shoqërore.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave nuk kanë mundur të jenë kritike dhe të tërheqin vemendjen e opinionit. Forumet politike të grave janë nën sundimin e lidershipit mashkull të partive të tyre politike. Opinioni qytetar nuk i njeh akoma çështjet e kulturës dhe balancës gjinore sepse shoqatat e grave bëjnë botime shterpë e veprimtari formale. Aktivi dënoi themelimin e organizatave joqeveritare nga politikanë e përfaqësues të shtetit që lidhen me krimin e organizuar duke shtrirë monopolet e tyre si në biznese ashtu dhe në donacionet ndërkombëtare. Hartimi i projekteve nga Qeveria për ngritje strukturash shtesë bëhet nga qeveritarë të interesuar për përfitimin e fondeve dhe ka ulur përgjegjshmërinë e strukturave egzistuese.

Aktivi konstatoi se, që nga viti 1991, Komuniteti Ndërkombëtar ka dhënë mbi 1 miliard dollarë për shoqërinë civile shqiptare, por vendi dhe e shoqëria kanë pësuar vetëm regres. 25000 vajza dhe djem, që kanë mbaruar arsimin e lartë, kërkojnë të emigrojnë jashtë vendit sepse atyre nuk u janë ofruar vende pune në administratën e shtetit e cila është e zënë nga militantë partiakë. Shoqëria civile nuk ka mundur ti’ tërheqë këta të rinj në angazhime konkrete.

Partitë politike shqiptare janë të interesuara të përvehtësojnë lëvizjet dhe iniciativat e shoqërisë civile duke i politizuar ato, sfumuar dhe bërë të paefektëshme si dhe të përdorin për dekor forumet e grave dhe të të rinjve në partitë politike për realizimin e sundimit partiak të lidershipit mashkull. Aktivi i bën thirrje përfaqesuesve të komunitetit ndërkombëtar të analizojnë me përgjegjësi situatën e vështirë me të cilën përballet shoqëria shqiptare dhe të vazhdojnë kontributin e tyre për integrimin popullit shqiptar në bashkimin europian dhe Aleancën Euroatlantike.



Bashkëpuntorë