Në fokusin e aktiviteteve dhe botimeve tona **In focus of our activities and our editions**
free flash banner on free flash banner

Levizja Feministe

Na duhet nje levizje Feministe

Na duhet nje levizje Feministe

 

 

 

Nga Monika Stafa


Para pak vitesh në Kroaci filloi Lëvizja Feministe për të drejtat e grave dhe vajzave. Levizja hasi sfidat e para pikerisht tek politikanët si dhe mosaftësia e organizatave joqeveritare të grave që e zvarrisnin atë. Shkak i lindjes së kësaj lëvizje u bë shfaqja e nje pankarte qe reklamonte nje kercimtare te zhveshur nen sloganin "E pershtatshme për çdo sipërfaqe". Ajo solli reagimet e opinionit te grave e vajzave intelektuale të qytetit dhe disa organizatave për mbrojtjen e të drejtave të tyre, hedhjen në gjyq të kompanisë në fjalë dhe të agjencisë së reklamave në Zagreb.

 

Gordana Sobol, shefe e komitetit qeveritar për barazine gjinore e përshkruante reklamën "tepër bajate dhe ngacmuese".


Padia tregoi se, pas një kohe të gjatë heshtje e nënshtrimi, veçanërisht pas luftës në Bosnjë, grate, me lëvizjen e tyre feministe, po e impononin opininin publik e atë zyrtar për ti marre parasysh të drejtat e tyre. Parlamenti Kroat aprovoi unanimisht politikën për nxitjen e barazisë kombëtare e cila mori përsipër ti vijë në ndihmë gjinisë femrore.


Natasha Govedic, lektore nga Qendra e Studimeve për Gratë në Zagreb, e punësuar për një kohë të gjatë në një institucion të dominuar nga meshkujt, shprehet se peshorja po anon nga ana e ndërgjegjësimit gjinor, por, sipas saj, pengesë kryesore mbeten sjellja dhe mungesa e aspiratave te vetë grave e vajzave.


Drejtoresha e të vetmes shtëpi botuese feministe në Kroaci, Djurdja Knezeviç eshte e shqetesuar nga mungesa e interesit për lëvizjen. Ajo thote: -Maskilizmi e patriarkalizmi kanë rrënjë te thella në shoqëri dhe në institucionet e vendit, veçanerisht ne politike. Deputeti i së djathtës ekstreme Anto Kovaçeviç ka bërë mjaft emër për partinë e tij kristiandemokrate kur e përshkroi rivalen Vesna Pusiç, udheheqëse e Partisë Popullore si "të aftë për në shtrat por jo për të gjykuar". Po kështu një gjykatës i sugjeroi njëherë Djurdja Adlesic, tani zyrtare e lartë e Partisë Social liberale në pushtet, "të fliste më pak dhe të bënte më tepër fëmijë"...


Edhe në Shqipëri, opinioni është njohur me të tilla qëndrime tek udheheqesit politikë të vendit. Ne nje seance debatesh parlamentare, pas vitit 1997, ishpresidenti, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua nga podiumi një zonje kundërshtare se nuk e lejonte respekti për nënat dhe gratë shqiptare që ta etiketonte atë me epitetin që ajo meritonte. Po kështu lideri socialist, Fatos Nano, në nje mbledhje te Komitetit të Përgjthshëm Drejtues të Partisë Socialistei që ndiqej nga gjithë opinioni publik, kur ministre e punëve të jashtme, Arta Dade, i tha se veprimet e tij i konsideronte si një thikë nga mbrapa, ai iu kundërpërgjigj me fjalët përqeshëse e banale se "për cilën thikë e kishte fjalën ajo".


Ka rreth 15 vjet që shoqëria shqiptare, e pa kontrolluar nga ligji, përjeton pasojat tragjike të dhunës maskiliste në familje, psikologjinë kanunore e patriarkale në shoqëri si dhe bajraktarizmin në politikë. Gratë e vajzat janë vënë në qendër të kësaj dhune me origjinë shekullore e prejardhje jo vetëm nga orienti. Rruga drejt lirise e perparimit per gruan shqiptare ka qene shume e veshtire dhe i ka kushtuar shume vuajtje.Gjendja e gruas ne veri te shqiperise, ne fshatrat e Kosoves dhe Maqedonise eshte jashtezakonisht e rende. Jeta e grave dhe vajzave ne keto zona eshte krejtesisht e kushtezuar nga rregullat patriarkale dhe fetare te familjes qe nuk i japin gruas e vajzes anje hapesire per ta prekur lirine.

 

Ne vijmë me bilance diskriminuese që janë një turp përpara qytetërimit botëror dhe vazhdojnë të pengojnë ecjen tonë përpara. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë. Së pari e mbi të gjitha, ndaj dhunës. Le ta mbështesim e ta quajmë këtë lëvizje, pa hezitim, Lëvizja Feministe Shqiptare kunder dhunes, shfrytezimit e sundimit maskilist, siç u perpilua nga 112 grate e vajzat iniciatore te Fier- Sheganit. Organizimi i një lëvizje të tillë ndodh për të parën herë në historinë tonë. Ajo duhet të mbështetet me të gjitha mjetet, veçanërisht nga ne vajzat e grate e qyteteve te medha. Ne duhet të insistojmë në transformimin e qëndrimit të burrave. Dhuna në familje e kohëve të fundit tregon se ata akoma janë shumë larg emancipimit dhe të kuptuarit të jetës. Me mentalitetin e tyre po goditet guri i themelit të së ardhmes sonë të përbashkët.

 

Pjestarët e institutit të familjes po përjetojnë ngjarje tragjike. Ky institut duhet të jetoje mbi bazen e dashurise e respektimit të lirisë së tjetrit, duke marrë përgjegjësi të përbashkëta për jetën e familjes si burri edhe gruaja. Jeta eshte personale dhe nuk mund te kthehet ne prone e bashkshortit, apo e bashkshortes. Nuk ka asnjeri të drejte te ushtroje autoritetin apo dhunen mbi jeten e dikujt tjeter, qofte te bashkshortit, bashkeshrtes, apo femijes. Flirti jashtmartesor ka krijuar tensione e humbje ekulibri që në të shumtën e rasteve përfundon në krim. Akoma më keq kur këtij momenti i vjen në ndihmë dhe ligji duke e konsideruar aktin e vrasjes në rrethanat e flagrancës si një moment i tronditjes psiqike. Bëhen seminare e flitet çdo ditë për çrënjosje të varfërisë dhe progres shoqëror, por ato nuk mund të kuptohen pa transformimin e mentalitetit të burrit e pa edukimin e grave dhe vajzave që të marrin mbi vete përgjegjësinë per jeten e te drejtat e tyre. Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri po punon prej vitesh për të sensibilizuar opinionin përballë diskriminimit sistematik të gruas në vendin tonë. Shmangja dhe mohimi i energjive të saj i ka sjellë prapambetje të trashëguar shoqërisë.

 

Ky shqetësim shtrihet dhe në mjaft vende të tjera të pazhvilluara, por në Shqipëri gjendja ka përmasa tragjike. Perparimi dhe Integrimi i Shqiperise me boten e qyteteruar do të jetë i pamundur pa pjesmarrjen e plotë të grave e vajzave. Kjo shmangje e tyre nga jeta, historikisht ka sjelle regres. Nuk mund te ecim si në të kaluarën ku bota është qeverisur me anë të forcës dhe burri ka sunduar për arsye te cilësive të tij të dhunshme e agresive. Sot, në botën e qyteteruar, ky ekuilibër ka ndryshuar dhe forca e mashkullit e ka humbur mbizotërimin. Asaj po i kundërvihet arësyeja, mprehtësia e mendjes, cilësitë shpirtërore të dashurisë e të shërbimit, në të cilat gruaja është më prezente dhe më e fortë. Derisa keto dy pjesë te njerëzimit, burri dhe gruaja, të mos e njohin e realizojnë barazinë, lumturia nuk mund të bëhet realitet, përparimi shoqëror e politik tek ne e kudo gjetkë nuk do të jetë i mundur.

Por ç’eshte dhe si konsiderohet feminizmi tek ne.

Ka nje varietet tipesh te ndryshme, te percaktimit te feminizmit, por mbi te gjitha ata qe e duan ate,pohojne se te gjithe ne jetojme ne nje shoqeri patriarkale, ne nje shoqeri meshkujsh te qeverisur nga, dhe per burrat. Dhe ne kete prizem ato qe fitojne me pak, dhe kane me pak te drejta jane vete femrat. Ato jane percaktuar dhe si nje klase me poshte ne ate qe quhet ‘’civilizim shoqeror’’. Kontributet e grave ne pune, ne arte si ne letersi apo dhe shkence jane te gjitha te pavlera. Te pakten, ky eshte versioni zyrtar, i pushtetit shoqeror.



Ka shume analiste, qe sugjerojne se jane vete feministet ata qe kane krijuar nje mit gjigand, rreth shtypjes se femres qe tani, dominon ndjeshmerine popullore. Kemi pare shume burra, aktualisht qe me shume respect i vleresojne grate dhe i bejne te ndihen zonja te verteta. Por shprehja “Grate dhe femijet ne fillim” qe heret, ka lene per te deshiruar per misione qe ato shume shpesh kane marre persiperte kryejne. Ndodh rendom qe grate nuk fitojne shuma ne para sa dhe burrat. Ashtu sic ka dhe shume gra qe fitojne me shume se sa burrat, ne punen e tyre. Por ka dhe te tilla qe paguhen po aq sa dhe burrat, megjithese keta te fundit punojne me shume, kane kualifikime, apo ore me shume dhe veshtiresi me te medha ne pune. Burrat eshte e natyrshme, te bejne punet me te veshtira dhe me te rrezikshme ne shoqeri, dhe kjo ka ekzistuar me kohe.

Por sa i prekshem eshte ky realitet tani? Kur grate martohen ato shpesh varen ne pagat e burrave, dhe burri, me pas duhet te perpiqet te permiresoje ne menyre stoike per te gjithe familjen.Neper gjyqe, vraseset femra mund te perdorin here pas here argumentin e sindromit te bashkshortes ‘’placke‘’ per te fituar disa vite me pak ne denimin e tyre. Ne shume nga keto raste, grate ishin ato qe kishin reaguar deri ne krime te renda. Ne rastet e divorcit dihet tashme se, vendimet mbi kujdesin e femijeve favorizojne thellesisht femren. Ish burri eshte shpesh i detyruar te paguaje para gruas se tij me qellimin per te mbeshtetur femijet. Ne kete kontigjent ka gra te cilat i mohojne burrit te drejten e kujdesit, mbi femijet e tyre. Kjo armiqesi e shpesh here edhe nga ana e burrit i ka çuar ato drejt krimeve te tmershme, per hakmarrje.


Grate kane pushtetin ne te dyja sferat ne ate private dhe jeten publike.Ne jeten private te shtepise grate zakonisht jane ato qe “drejtojne shfaqjen” dhe burrat ata qe shpesh virtualisht jane vizitoret ne shtepite e tyre. Ne jeten publike grate kane fituar jo pak here dhe vleresime formale ne rritje. Dhe ky pushtet i manipuluar i fshehur shpesh here pas nje perdeje, krejtesisht te brishte nuk ka se si te jete i balancuar dhe i barabarte me ate... te burrave.

 



Bashkëpuntorë